“Nxitja e pagesave elektronike, objektiv kyç” - Guvernatori Sejko, në Kosovë: Synohet edhe rritja e përfshirjes financiare
Integrimi në SEPA, transformimi digjital i sistemit bankar dhe rritja e përfshirjes financiare ishin disa nga çështjet kryesore të diskutuara në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj, ku mori pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm guvernatorë të bankave qendrore e drejtues të lartë të autoriteteve mbikëqyrëse nga i gjithë rajoni, si edhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Gjatë sesionit të tretë të konferencës, Sejko u shpreh se krijimi i një llogarie pagesash me shërbime bazike për pensionistët dhe kategori të tjera vulnerabël, ka rritur përfshirjen financiare.
Sipas Guvernatorit, digjitalizmi ka sjellë një lehtësim të ndjeshëm në fushën e sistemeve të pagesave. Që prej vitit 2018, Banka e Shqipërisë ka shtuar përpjekjet për rritjen e përfshirjes financiare dhe përdorimit të pagesave elektronike, nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël (2018-2023) dhe që prej vitit 2021, me Projektin e Modernizimit të Sistemit të Pagesave të Ballkanit Perëndimor.
Në përfundim të diskutimit të tij, Guvernatori Sejko theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA përbën një prioritet kombëtar, pasi shënon një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian. Ai shtoi se Shqipëria është vendi i parë në rajon, i cili dërgoi aplikimin formal për t’u pranuar në këtë zonë. Aktualisht, ky aplikim po shqyrtohet nga Këshilli Evropian i Pagesave, si administrator i skemave SEPA, si dhe nga Komisioni Evropian.
Sondazh

Ekonomia gjermane, në krizë - KE: Pritet të performojë më dobët se Eurozona deri në vitin 2026
Ekonomia gjermane do të vazhdojë të performojë më dobët në krahasim me rritjen mesatare në eurozonë deri në vitin 2026, treguan parashikimet e Komisionit......

OST, investim në siguri dhe performancë - Hapet tenderi 14 mln lekë për modernizimin e rrjetit të komunikimit
Operatori i Sistemit te Transmetimit ka hapur tenderin për zgjerimin e sistemit të komunikimit për rrjetin e dedikuar “Electronic Highway”. Fondi limit i......

Në Berat, 1 në 3 banesa janë nën 40 metra katrorë/ Kryeqyteti dhe Durrësi, qarqet me më pak banesa me sipërfaqe të vogël
Një numër i konsiderueshëm familjesh shqiptare po jetojnë në banesa me sipërfaqe më të vogël se 40 metra katror, duke u përballur me sfida të shumta në......

Shqiptarët arrijnë rekord në konsumin e karburantit - 569 mijë ton për 10 muaj, niveli më i lartë në 8 vite
Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti arritën në total 48 miliardë lekë, ose 4,5 miliardë lekë apo 45 milonë euro më shumë......

Bien çmimet e energjisë në Alpex - Çmimi mesatar, 105.5 euro/mWh. Në 10 muaj janë tregtuar 1.22 mln mWh
Çmimet me të cilat u tregtua energjia në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rënie gjatë muajit tetor, në raport me muajin shtator. Sipas të......

Cilat kompani europiane do të përfitojnë më shumë nga një dollar më i fortë?!
Ndërsa euro bie në nivelin e tij më të dobët ndaj dollarit në më shumë se një vit, nxitur nga fitorja presidenciale e Donald Trump, disa kompani europiane......

Ministrja Balluku inspekton punimet në lotin 1/ "Duam që Tirana të zgjohet në Vitin e Ri me Unazën e Madhe të plotësuar"
Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet edhe gjatë natës për të finalizuar në afat këtë projekt kompleks, por shumë të rëndësishëm për......

3000 vendime legalizimi në 90 ditë/ Kadastra lehtëson qytetarët nga pritja
ASHK vijon të përshpejtojë procesin e legalizimeve, duke u angazhuar për t’u siguruar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje në përputhje......