Nxiten zanatet, garantohet punësim - 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit
Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional edhe përgjatë viteve të ardhshme në mënyrë që të përmbushë kërkesat që kanë aktualisht bizneset për fuqi punëtore.
Referuar dokumentit të projektbuxhetit, synohet rritja e aksesit në arsimin e mesëm profesional duke synuar që në vitin 2026 të tërhiqen 20% e nxënësve që ndjekin ciklin e arsimit e mesëm, nga 17.9% që parashikohet të arrijë në fund të vitit 2024.
Ndërkohë, rëndësi i jepet punësimit pas diplomimit, ky synohet rritja e përqindjes së të diplomuarëve/certifikuarve të punësuar 1 vit pas diplomimit nga 47.25% në vitin 2024, në 57.7% në vitin 2025, në 58% në vitin 2026 dhe 58.7% në vitin 2027.
Pra, në një hark kohor prej tre vitesh, numri i nxënësve që kanë një diplomë në arsim profesional dhe punësohen, të rritet me 11.5%.
Qeveria synon gjithashtu që më shumë individë të jenë pjesë e kurseve të formimit profesional. Konkretisht parashikohet rritje e numrit të të diplomuarve në agjencitë e formimit profesional nga 3000 në vitin 2024, në 3200 në vitin 2025 dhe 3350 në vitin 2027.
Rritja e numrit të nxënësve që vijnë nga zonat rurale, të cilët ndjekin studimet në shkollat e mesme profesionale është një tjetër objektiv, ky synohet një nivel nga 40% e totalit në vitin 2024 në 47% e totalit në vitin 2027 dhe njëkohësisht synohet rritja e numrit të nxënësve romë dhe egjiptianë që ndjekin studimet në shkollat e mesme profesionale nga 630 nxënës në vitin 2024 në 670 nxënës në vitin 2027.
Sondazh

35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit - Rëndësia e datës 9 nëntor 1989 në historinë e Evropës
Më 9 Nëntor, Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u......

Rreth 50 milionë euro më shumë për rendin dhe sigurinë/ Rritja e operacioneve policore, ndër prioritet kryesore për dy vitet e ardhshme
Buxheti i “Ministrisë së Brendshme” parashikon një fond prej 31 miliardë lekësh në vitin 2025, ose rreth 50 milionë euro më shumë, krahasuar me vitin 2024. E......

Lehtësohen kriteret e përfitimit të pagesës së papunësisë - Mjafton të jenë paguar sigurimet shoqërore për një vit. Hiqen dy kushte të tjera
Janë lehtësuar kriteret e përfitimit të pagesës së papunësisë për personat që kanë mbetur jashtë tregut të punës për një periudhë të caktuar kohe. Në......

1.6 mln euro për urën e re të Viroit në Gjirokastër - Nisin punimet me fondet e BB, gjerësia e korsive 2 x 3.5 m
Kanë nisur punimet për ndërtimin e urës së Viroit në Gjirokastër me fondet e Bankës Botërore. 1.6 milionë euro do të shërbejnë për këtë projekt dhe për......

FSHZH, tender 341 mln lekë për infrastrukturën e godinave të ish-KQZ - Afati për operatorët e interesuar, deri më 25 Nëntor 2024
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për mbështetje e infrastrukturës akomoduese të KQZ; ndërtimi i godinave të magazinimit, KSHZ/ISH-KQZ me fond......

Borë në shkretëtirë? – Fenomeni i rrallë në Arabinë Saudite, një konfirmimin i ndryshimeve klimatike!
Rajoni Al-Jawf i Arabisë Saudite ka përjetuar reshjet e tij të para të borës në rekord, duke e transformuar peizazhin e thatë në një vend të befasishëm......

Si mund të përfitojë Elon Musk nga fitorja presidenciale e Trump?!
Ndërsa Donald Trump festoi fitoren e tij presidenciale të mërkurën herët në mëngjes, Elon Musk ishte aty me të. “Një yll ka lindur. Elon”, tha Trump në skenë......

Kina njofton paketën prej 1.4 trilion dollarë për të trajtuar borxhin e "fshehur" të qeverive lokale!
Kina njoftoi të premten se qeveria qendrore do të ndajë një shtesë prej 6 trilion juanë (840 miliardë dollarë) për qeveritë lokale për trajtimin e çështjeve......