Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2024, 14:17

“Nuk përbëjnë asnjë kosto për këtë ditë” -Qytetarët festojnë të veshur me kostume popullore, shitësit me flamuj në duar

Nga Hamit Yzeiraj

“Nuk përbëjnë asnjë kosto për këtë

Flamuj, veshje popullore, qeleshe, dhe deri tek makinat dhe motorat – qytetarët dhe shitësit e shumtë ishin mbledhur në sheshin e qytetit për të festuar Festën e Flamurit. Atmosfera ishte e mbushur me ngjyra dhe emocion, ndërsa njerëzit shprehnin krenarinë për simbolet kombëtare. Shumë qytetarë, të veshur me kostume tradicionale dhe flamuj në duar, ishin gati të merrnin pjesë në këtë festë të rëndësishme.

Kur u pyetën për çmimet e sendeve simbolike të kombit, qytetarët shprehen se këto objekte nuk përbënin asnjë kosto për xhepat e tyre, duke theksuar se ata ishin të gatshëm të festonin dhe të mbështesnin identitetin kombëtar.

“Flamuri kombëtar nuk kushton asnjë për ne. Flamujt sot nuk kanë t nuk kanë çmim. Gëzimi është i madh dhe duke parë Tiranën kuq e zi për ne nuk ka anjë kosto”, ishin disa nga komentet e qytetarëve.

Nga ana tjetër, të shumtë ishin qytetarët me flamuj dhe qeleshe që kishin dalë në qendër të kryeqytetit për të shitur aksesorët që mbanin nëpër duar, kundrejt një çmimi të ulët. Ky ishte një treg i vogël festiv, ku secili mund të blinte një flamur të vogël apo një qeleshe, për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për kombet.

“Flamujt në varësi të madhëisë po i shesim nga 300 lekë deri në 500 lekë.  Me 5 mijë lekë të vjetra, ka patur shitje goxha. Qeleshet po i shesim me 5 mijë lekë të vjetra”, tregonin disa qytetarë që kishin dalë në shesh për të shitur flamuj e qeleshe.

Një tjetër moment i veçantë gjatë paradës ishte pjesëmarrja e motorëve dhe makinave të veshura me flamuj kombëtarë. Mes tyre, një makinë e veçantë kishte tërhequr vëmendjen e të gjithëve – një Ford Mustang i vitit 1967, i larë me një ngjyrë të ndezur të kuqe, duke simbolizuar forcën dhe krenarinë kombëtare në këtë ditë festimi.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat