Nuk ndalen transaksionet me AIPS-EURO - BSH: Arrijnë në 1.8 mld euro pagesat e realizuara përmes këtij sistemi
Sistemi AIPS-EURO ka vijuar të përdoret gjerësisht për pagesat e mëdha në euro brenda vendit edhe në katër muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS-EURO në periudhën janar-prill 2025 ka arritur në 114 mijë, ndërsa edhe shuma e pagesave të realizuara nëpërmjet këtij sistemi në fund të katërmujorit rezulton 1.8 miliardë euro.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një rritje me 21.7% të numrit të veprimeve me AIPS-EURO, ndërsa edhe vlera e transaksioneve ka shënuar rritje me 21.8%.
Gjatë prillit janë kryer më shumë pagesa me AIPS se në çdo muaj tjetër të këtij viti. Konkretisht, në prill u realizuan mbi 33 mijë pagesa të cilat kapin një vlerë prej 536 milionë euro. Shifrat flasin për një rritje me 22.5% të numrit të transaksioneve dhe me 18% të shumës së tyre llogaritur me prill 2024.
Zbatimi i sistemit AIPS Euro ka siguruar kursime të konsiderueshme, të cilat deri në fund të 2024 përllogariteshin rreth 100 milionë euro.
Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndërbankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën. AIPS mundëson kryerjen e pagesave të mëdha, të shpejta dhe të sigurta ndërmjet bankave, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e operacioneve financiare në vend.
AIPS-EURO përdoret nga qeveria për të shlyer borxhin e jashtëm, nga bizneset e mëdha për të shlyer fatura në vlera shumë të larta dhe nga vetë bankat. Megjithatë, AIPS shpejton në mënyrë indirekte edhe transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash. Kur një qytetar realizon një pagesë të madhe, si blerja e pronës, apo e një makine, transaksioni përfshin lëvizjen e parave midis bankës së blerësit dhe bankës së shitësit. Në këtë rast, banka e blerësit përdor sistemin AIPS për të transferuar shpejt dhe sigurt fondet në bankën e shitësit.
Mendimi juaj

Në prill, rreth 905 mijë pasagjerë në Rinas - U kryen 180 fluturime në ditë në 19 shtete të ndryshme
Mesatarisht me 180 fluturime në ditë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar afro 905(Printscreen) mijë pasagjerë gjatë muajit të kaluar. Sipas të......

Çfarë i ofron Karta Blu “trurit” të Shqipërisë? - Muça: Ka krijuar të gjithë elementët që një punonës të largohet
Jo vetëm ne sezonin turistik, por edhe gjatë vitit, Shqipëria nga viti në vit, po përballet me krizën e punonjësve. Por, ndryshe nga krizat e punonjësve të......

Shqipëria, gati për implementimin e projektit “B-Ready” - QKB, bashkëpunim me BB. Cilat janë përfitimet për bizneset në vend?
Shqipëria do të aplikojë së shpejti projektin “B-Ready”, një iniciativë që synon të përmirësojnë ndjeshëm klimën e të bërit biznes në vend. “B-Ready” është......

Politikat për energjinë e rinovueshme - Komuniteti i Energjisë: Përmbushja, 61%. Pikët na ulen nga biokarburantet
Zbatimi i politikave për energjinë e rinovueshme nga Shqipëria është përmbushur në masën 61%. Raporti i fundit i Komunitetit të Energjisë jep të dhëna mbi......

Donald Trump “fal” edhe një herë BE-në - Shtyn vendosjen e tarifave 50% deri më 9 korrik
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ka rënë dakord të shtyjë vendosjen e tarifave 50% për importet e Bashkimit Evropian deri më 9 korrik. Ai deklaroi......

Kulla më e lartë në botë e printuar në 3D - Godina masive synon të nxisë turizmin në fshatin zviceran
Një nga strukturat më të larta në botë të printuara në 3D u prezantua në fshatin e vogël zviceran të Mulegns. “Tor Alva” apo "Kulla e Bardhë" është gati 30......

“Energjia nga hidrocentralet avantazhon Shqipërinë” - Preket më pak nga rritja e çmimeve globale. FMN vlerëson edhe kursin e këmbimit
Regjimi i lirë i kursit të këmbimit që përdor Shqipëria, i mundëson kësaj të fundit që të përballojë më mirë krizat ose goditjet ekonomike që vijnë nga......

Apple përballet me tarifat e Trump - 25% taksë për telefonat që nuk prodhohen në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Apple do të duhet të paguajë një tarifë prej 25% ose më shumë për iPhone-t e prodhuar jashtë Shteteve të......