Nuk ka zbritje akcize për birrën vendase! - Mazhoranca rrëzon propozimin. Tabaku: 11 % rënie prodhimi

Unifikimi i akcizës për birrën në vitin 2022 në 710 lekë/hektolitër ka sjellë dëmtim të prodhimit vendas dhe rritje të importeve.
Me argumentin se prodhimi ka rënë me 11 %, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka propozuar rikthimin e diferencimit të akcizës, ku për prodhuesit e vegjël të jetë 372.2 lekë/hektolitër në mënyrë që të mbështeten bizneset e vogla dhe të krijohet lehtësi për produktin shqiptar. Në total bëhet fjalë për 9 kompani përfituese në vend, të cilat prodhojnë rreth 4000 hektolitra birrë.
“Unifikimi ka dëmtuar ekonominë. Prodhimi vendas ka rënë me 11 për qind dhe punësimi me 15 për qind. Rikthimi i akcizës së diferencuar vetëm për prodhuesit e vegjel të birrës është një standard evropian që Shqipëria duhet ta ketë. Bizneset e vogla janë zemra e ekonomisë. Rregullat e thjeshta që nxisin prodhimin janë rregullat që duhet të orientojnë ekonominë tonë. Për mua kjo është një gjobë fiskale për bizneset e vogla që janë duke e vuajtur sot në kurriz”.
Por propozimi nuk ka gjetur as mbështetjen e maazhorancës dhe as atë të Ministrisë së Financave/.
Admir Kadeli, Deputet i PS
“Nuk duhet miratuar sepse skema është e unifikuar dhe trajtimin është i barabarte. Gjykata kushtetuese e ka konfirmuar. Skema ka krijuar hapësira për abuzim fiskal dhe dekurajim të prodhimit. Rikthimi i kësaj nisme do rrezikonte konkurrencën pa sjellë përfitime reale për sektorin”.
Endrit Yzeiraj, Zv.Ministër i Financave
“Gjykojmë që ky është një debat që është konsumuar pak vite me përpara, një çështje që ka shkruar dhe në Gjykatë Kushtetuese. Shqipëria ka disa lehtësi fiskale në ndihmë të bizneseve dhe aplikimi i akcizës me dy nivele ka shfaqur probleme të vazhdueshme në terren”.
Për këtë arsye, mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë ka votuar kundër këtij propozimi. Të dhënat zyrtare të doganave, tregojnë se nga viti 2022 kur ka nisur aplikimi i skemës së unifikuar të akcizës së birrës, importi i këtij produkti ka ardhur në rritje progresive. Deri në Nëntor 2025, janë importuar 51.6 mijë ton birrë nga 46.5 mijë ton të importuara në 2021-shin.
Sa fitojnë bankat nga interesat tona? - BSH: Të ardhurat totale neto bashkë me komisionet, më të ulëta se në 2024
E keni menduar ndonjëherë se sa para marrin bankat nga interesat që ne paguajmë për kreditë? Të ardhurat bruto nga interesat gjatë vitit të kaluar ishte 97......
Indeksi i korrupsionit, rajoni nuk performon mirë/ Shqipëria në vend të 91 për vitin 2025. Serbia me 33 pikë renditet e fundit
Mënyra më e mirë për të matur korrupsionin në një vend është pikërisht perceptimi mbi të, dhe “Transparency International” publikon çdo vit raportin më......
Qiratë në Shqipëri ndër më fitimprurëset në Europë/ Në Tiranë, Durrës e Vlorë investimi kthehet më shpejt falë qirave
Shqipëria po konsolidohet gradualisht si një nga tregjet më interesante në Europë për investime në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në sektorin e qirave.......
Ndërtimi i korridorit 8 rrugor - Gati shpronësimet për 148 pasuri në lotin II të segmentit Elbasan - Qafë Thanë
Problematika e shpronësimeve në lotin II të korridorit 8, po shkon drejt zgjidhjes, duke hapur rrugë përfundimit të punimeve. Agjencia Shtetërore e......
Importet e makinave në rritje, kryeson Koreja e Jugut - Mbi 6 mijë mjete të regjistruara në muaj, Tirana me peshë kryesore
Regjistrimet për herë të parë të mjeteve në vend kanë shënuar rritje në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR, gjatë muajit janar janë......
OBP përmbyll Arkivën Digjitale: Një platformë e zhvilluar nga ekspertët TIK të institucionit
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka përfunduar me sukses ndërtimin dhe funksionalizimin e Arkivës Digjitale, një nga shtyllat kryesore të......
Trump kërcënon të ndalojë hapjen e urës SHBA-Kanada: “Kanadaja duhet ta trajtojë SHBA-në me respektin që meriton"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të ndalojë hapjen e urës së re prej 4.7 miliardë dollarësh që lidh Detroitin dhe Ëindsorin e Ontarios, në......
Mali i Zi, Presidenti dekretoi 25 ligjet për integrimin në BE - Milatoviç: Në Mal të Zi e dinë kush po e pengon integrimin
Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, ndryshoi mendje dhe vendosi të dekretojë 25 ligjet që i cilësoi “të vlerësuara si të papranueshme” dhe që kishte......


