Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2025, 10:31

“Nuk ka punonjës!”- Tregu i punës me të njëjtat probleme. BSH: Edhe pagat në sektorin privat u rritën më pak

Nga Ledina Elezi

“Nuk ka punonjës!”- Tregu i punës me të njëjtat

Tregu i punës në Shqipëri vijon të vuajë nga mungesa e fuqisë punëtore. Sipas raportit tremujor mbi politikën monetare të Bankës së Shqipërisë, rritja e ngadaltë e punësimit është shoqëruar nga mungesa e theksuar e forcës së punës në vitin që lamë pas. Të dhënat tregojnë se kushtet e shtrënguara të punës ndikuan në shkallën e ulët të punësimit gjatë tremujorit të tretë 2024.

Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar bizneset shprehën pritje më të ulëta për punësimin dhe qytetarët pritje për papunësi më të lartë. Nga këto dy konstatime dalim në përfundimin se ka një disbalancë në tregun e punës, me bizneset që raportojnë mungesë punonjësish dhe qytetarët nga ana tjetër që shprehen për mungesë vendesh pune. Pra, ekziston një mospërputhje ndërmjet asaj që kërkon tregu i punës dhe asaj që ofrohet.

Në krahasim me vitin 2023 ku rritja e pagës minimale solli paga më të larta në sektorin privat, në tremujorin e tretë të 2024 ka pasur një ngadalësim të rritjes së pagës për këtë sektor. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se sektorët me pagat më të larta aktualisht, siç janë “Informacioni dhe komunikacioni”, “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”, apo sektori i pasurive të paluajtshme, kanë qenë ato me ngadalësim të normës së rritjes.

Rritja e pagës reale ra në 3.4%, nga 4.8% që ishte në tremujorin e dytë. Nga ana tjetër, produktiviteti i punonjësve mbeti në nivele të njëjta.

Pavarësisht se Anketa Tremujore e Forcave të Punës nuk është publikuar akoma nga INSTAT, Banka e Shqipërisë përdor të dhëna nga treguesit administrativë të tregut të punës dhe vrojtimet e besimit, me qëllim përcaktimin e situatës së punësimit në Shqipëri. 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat