“Nuk ka punonjës të kualifikuar!” - Indeksi i Dhomës Amerikane: Gjetja e stafit, sfida kryesore e bizneseve
Klima e të bërit biznes në Shqipëri nuk ka qenë shumë e favorshme në 2024. Kështu e ka vlerësuar Dhoma Amerikane e Tregtisë mjedisin e biznesit në Shqipëri gjatë vitit që lamë pas. Megjithatë, sipas anëtarëve të saj, klima e biznesit pritet të përmirësohet në 2025.
Dhoma Amerikane publikon çdo vit Indeksin e Biznesit, nëpërmjet pyetësorëve të të cilit identifikohen dhe maten problemet me të cilat përballet komuniteti i biznesit. Kjo i mundëson Dhomës Amerikane të Tregtisë që të bashkëpunojë me qeverinë dhe aktorë të tjerë për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Shqipëri.
Këtë vit, vlerësimi për klimën e biznesit ka rënë në 46.47 pikë nga 100 në total, në krahasim me 47.57 pikë që ishte një vit më parë, duke prodhuar sërish një Indeks që është nën nivelin e mesatares.
Pavarësisht një përmirësimi të lehtë në 2024, problematika kryesore në sektorin e biznesit mbetet gjetja e stafit të kualifikuar lokal. Ndërkohë, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave janë disa nga sfidat e tjera me të cilat përballen bizneset.
Nga ana tjetër, furnizimi me energji apo rendi dhe siguria në vend patën perceptimin më të mirë për kompanitë e anketuara gjatë vitit 2024, ndërsa perceptimi për infrastrukturën pati një përmirësim të lehtë. Gjithashtu, shërbimet dhe politikat bankare, klima e brendshme politike, sigurimi i financimit për zhvillimin e biznesit, kërkesa për mallra dhe shërbime në eksport rezultojnë të jenë përmirësuar në pikëzim.
Për vitin 2025, anëtarët e AmCham parashikojnë një trend pozitiv për klimën e biznesit, performancën e ekonomisë shqiptare, kërkesën për mallra dhe shërbime, si dhe reformat ekonomike apo politikat e qeverisë qendrore.

Bujqësia, e matur për herë të fundit në 2012! - Një bazë që sot nuk mjafton për sfidat e reja rurale
Censi i Bujqësisë i realizuar në vitin 2012, ishte i fundit i realizuar në Shqipëri për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Pjesa dërrmuese e këtij......

Rreth 464 mijë pasagjerë hynë në Shqipëri nga deti/ Porti i Sarandës pati numrin më të lartë të vizitorëve
Gjatë 6 muajve të parë të vitit kanë hyrë rreth 464 mijë pasagjerë nga deti në territorin shqiptar. Numri i pasagjerëve që po përdorin transportin detar po......

Sa borxh publik ka Shqipëria? - Tkurret me 0.3% në tremujorin e dytë. Arrin në nivelet më të ulëta në raport me PBB
Borxhi publik i Shqipërisë rezulton të jetë tkurrur përgjatë muajve prill-qershor. Sipas buletinit të sapopublikuar nga Ministria e Financave, borxhi ka......

Sektori turistik, në kulmin e investimeve/ Huadhënia për hotele dhe restorante shënon rekord
Në muajin Qershor të vitit 2025, huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private u vlerësuan në 25.9 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej......

Grup-kapitulli 5 i negociatave me BE-në/ Denaj: Mbështetje fermerëve, modernizimit të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore!
Denaj ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe......

Manastirliu prezanton katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës!
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme, katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Sipas......

Dhoma Amerikane publikon Indeksin e Biznesit 2024-2025
Dhoma Amerikane ka publikuar Indeksin e Biznesit duke sjellë perceptimin e anëtarëve të saj për indikatorët kryesorë të klimës së biznesit gjatë 2024.......

Durrsakët, më kursimtarët në 2025 - BSH: Depozitat në Tiranë dhe Vlorë, me rënie të lehtë. Si paraqitet situata në qarqet e tjera?
Qytetarët dhe bizneset po mbajnë gjithnjë e më shumë kursime në bankë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave pësoi......