Shqipëria Postuar më 12 Gusht 2026, 11:17

Nufi: Dronët, komponent i rëndësishëm i Forcave të Armatosura për monitorimin e zjarreve

Nga Edel Strazimiri

Nufi: Dronët, komponent i rëndësishëm i Forcave të

Bayraktar TB2 transmeton në kohë reale të dhëna për vatrat e zjarrit dhe mbështet koordinimin e operacioneve

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot përbën një komponent të rëndësishëm të kapaciteteve të Forcave të Armatosura në mbështetje të operacioneve për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Në një publikim në rrjetet sociale, Nufi theksoi se droni Bayraktar TB2 i Forcës Ajrore kryen misione monitorimi gjatë ditës dhe natës, duke transmetuar në kohë reale informacion mbi vatrat e zjarrit, përhapjen e flakëve dhe lëvizjen e helikopterëve të angazhuar në zonat e operacioneve.

Të dhënat e siguruara nga ajri shërbejnë për drejtimin dhe koordinimin e forcave në terren, si dhe për reagimin e shpejtë të strukturave përgjegjëse gjatë operacioneve.

Sipas ministrit, përdorimi i teknologjive moderne të monitorimit ajror rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura për të mbështetur menaxhimin e situatave emergjente dhe mbrojtjen e komuniteteve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat