Normat e interesit, të favorshme për kreditë në lekë - BSH: 3.8% në huatë për blerje banese. Konsumatorja, me luhatshmëri më të lartë
Ulja në 2.5% që Banka e Shqipërisë i bëri normës bazë të interesit gjatë muajit korrik u pasqyrua menjëherë në uljen e normave të interesit nga bankat tregtare, ndërsa ndikimi që do të ketë kjo lëvizje në sektorët e tjerë pritet të ndihet më shumë në vijim.
Sipas Raportit Tremujor të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë, normat e interesit për kreditë në lekë vijojnë të luhaten në nivele të ulëta. Për kreditë deri në 35 milionë lekë të bizneseve, normat e interesit kanë pësuar rënie, ndërsa për kreditë mbi 35 milionë lekë janë rritur. Pra, rritja ka qenë e pranishme në kreditë e mëdha mbi 140 milionë lekë, ndërsa për kreditë e vogla jo. Në përgjithësi, norma e interesit të kredisë së re për biznese rezultoi mesatarisht 6.7% në tremujorin e dytë, nga 6.4% që shënonte në tremujorin e parë.
Nga ana tjetër, normat e interesit për kreditë në lekë që morën qytetarët për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie, nuk ndryshuan. Normat kanë qenë në nivelin 3.8% për kreditë hipotekare të qytetarëve, duke qëndruar pranë mesatares së shënuar që prej lehtësimit të politikës monetare në qershor të vitit të kaluar.
Po për kreditë konsumatore, si kanë lëvizur normat e interesit?
Normat për kreditë konsumatore kanë pasur një luhatshmëri më të lartë, duke shënuar rritje në 8.9% këtë tremujor, pas nivelit tepër të ulët prej 8.2% në tremujorin e parë të vitit.
Ndërkohë, për sa i përket kredive në euro, normat mbetën të qëndrueshme për bizneset dhe shënuan rritje të lehtë në 5.1% për kreditë hipotekare të individëve. Rënia e normës mesatare të interesit të kredisë së re në euro për bizneset, e nisur prej gushtit të vitit të kaluar, u frenua në tremujorin e dytë. Sipas madhësisë, normat kanë rënë lehtësisht për kreditë e vogla deri në 250 mijë euro dhe për ato mesatare, por janë rritur për kreditë e mëdha mbi 1 milion euro.

Tendencat digjitale në Shqipëri - Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?
Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve......

“Boshatiset” Zelanda e Re - Largimi i shtetasve, në nivelin më të lartë që nga viti 2012
Zelanda e Re ka regjistruar numrin më të lartë të largimeve të shtetasve që nga viti 2012, ndërsa ekonomia e vendit po ngadalësohet. Gjatë 12 muajve deri në......

Rriten çmimet e energjisë në Bursën Shqiptare - 7-mujori shënon shtrenjtim me 34%, vlera e transaksioneve arriti në rreth 116 mln euro
Rreth 986 mijë mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë 7-mujorit të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet në......

Robotët zbresin në fushë - Humanoidët garojnë në sporte të ndryshme dhe sfida teknologjike
Kina çeli “Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë”, një event treditor që synon të tregojë përparimin në fushën e inteligjencës artificiale dhe robotikës, me......

Shqiptarët konsumuan 100 milionë euro drithëra - Rritet importi në sasi, blihen me çmim më të lirë
Shqipëria ka rritur ndjeshëm importin e drithërave nga jashtë, duke treguar dhe një tendencë më të lartë të konsumit të tyre. Referuar të dhënave zyrtare......

Trump “kursen” Kinën - Nuk i vendos tarifa Pekinit për blerjen e naftës ruse
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se për momentin nuk është e nevojshme të shqyrtojë vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj vendeve si......

Nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën - Samiti Trump-Putin përfundon pa rezultate konkrete
Samiti i shumëpritur midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin nuk solli asnjë marrëveshje për zgjidhjen, apo ndalimin e luftës në......

Importi i automjeteve bie me 7% - Në 7 muajt e parë të vitit u zhdoganuan 57 mijë makina
Në shtatë muajt e parë të vitit janë zhdoganuar rreth 57 mijë automjete në portet e Shqipërisë, duke shënuar një rënie krahasuar me një vit më parë. Sipas të......