Normat e interesit për depozitat në 2025 - BSH: Me prirje rënëse. Ato mbi 2 vite për individët, të vetmet me rritje në maj
Në 2025, normat e interesit të depozitave në lek kanë qenë në rënie të vazhdueshme për qytetarët. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në maj të këtij viti, normat e interesit ishin mesatarisht 1.57% për depozitat e reja të individëve nga 2.09% që u regjistruan një vit më parë.
Pavarësisht se normat e interesit nuk kanë qenë shumë të favorshme dhe fitimi nga depozitat është më i vogël se më parë, kursimet e shqiptarëve në bankë kanë qenë sërish në rritje.
Kyçja e shumave të mëdha të parave për një periudhë më të gjatë kohore ka bërë që normat për depozitat mbi 2 vite të rriten në 2.56% në muajin maj nga 2.26% që ishin në prill. Normat e interesit për depozitat nga një deri në dy vite ranë në 2.03%, ndërsa ato deri në 1 vit mbetën thuajse të pandryshuara.
Normat e interesit për depozitat e qytetarëve kanë qenë më të ulëta se ato të bizneseve, për arsye se këta të fundit depozitojnë shuma më të larta në bankë se qytetarët. Sipas statistikave zyrtare, normat e interesit për depozitat e bizneseve nuk kanë ndjekur një prirje rënëse si depozitat e individëve, por kanë pasur ulje-ngritje të herëpashershme.
Megjithatë, në muajin maj, edhe normat e interesit për depozitat e bizneseve rezultuan me rënie. Normat ishin mesatarisht 2.34% për depozitat e reja të bizneseve nga 2.79% që u regjistruan në maj 2024. Megjithatë, në ndryshim nga individët, normat për kursimet afatgjata mbi 2 vite zbritën në 3.12%, ato nga një deri në dy vite nuk ndryshuan, ndërsa normat e interesit për depozitat deri në një vit ranë gjithashtu në 2.34%.
Nga ana tjetër, normat e interesit për depozitat në euro mbeten më të ulëta se ato në lek, por me rritje në krahasim me muajt e tjerë. Normat e interesit arritën në mesatarisht 1.16% për kursimet e individëve dhe 1.38% për ato të bizneseve.

Aeroporti i Tiranës regjistron rekord - 12 fluturime në orë dhe 35 pasagjerë në minutë të mbërritur
Me rreth 12 fluturime në orë, Aeroporti i Tiranës regjistroi numrin më të lartë të fluksit ajror më datë 4 të këtij muaji, duke arritur kulmin e tij. Rreth 51......

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë - Mandati i BERZH në Greqi, drejt përfundimit
Pas një dekade investimesh me ndikim që kapin vlerën mbi 8.3 miliardë euro në më shumë se 120 projekte, mandati i përkohshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim......

Izraeli cakton datën për evakuimin e Gazës - Synon të marrë nën kontroll qytetin deri më 7 tetor
Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi zgjerimin e luftës në Gaza, që do të zhvillohet në më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit. Afati për fazën e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke vijuar përgjatë këtyre ditëve një rënie të vazhdueshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe......

Blegtoria, drejt një plani zhvillimi të qëndrueshëm - Studim strategjik në 13 njësitë rurale të Tiranës
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për hartimin e studimit të fizibilitetit dhe planit të biznesit për zhvillimin e sektorit të......

Trump, ultimatum ndaj Rusisë - Përdor tarifat mbi eksportet ruse për të ndalur luftën në Ukrainë
Presidenti Donald Trump ka vendosur një afat deri të premten që Rusia të pranojë paqen në Ukrainë, përndryshe vendet që blejnë naftë nga Kremlini do të......

Fatkeqësitë natyrore “rëndojnë” mbi ekonominë globale - Shkaktuan 135 miliardë dollarë dëme në gjysmën e parë të 2025
Fatkeqësitë natyrore shkaktuan dëme ekonomike globale me vlerë 135 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2025. Swiss Re, kompania që siguron vetë......

Negociatat nuk japin rezultat - Tarifat 39% “peshojnë” mbi eksportet zvicerane në SHBA
Zvicra do të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump vendosi tarifa dërrmuese për importet nga Zyrihu, që kërcënojnë t’i......