Norma bazë e interesit mbetet 2.75%-Sejko: Ulja e çmimit të energjisë në 2025 do të ndikojë në inflacionin e përgjithshëm
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndryshojë normën bazë të interesit, duke e mbajtur atë në nivelin e mëparshëm prej 2.75%. Në konferencën për shtyp lidhur me vendimmarrjen e politikës monetare, Guvernatori Gent Sejko u shpreh se kjo politikë është e përshtatshme për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.
“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.”
Sejko theksoi se ulja e çmimit të energjisë në 2025 pritet të ndikojë në inflacionin e përgjithshëm.
“Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025. Kjo ecuri do të ndihmohet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit. Nga ana tjetër, presionet e brendshme priten të mbeten të qëndrueshme, si pasojë e rritjes së shëndetshme të ekonomisë dhe pritjeve të ankoruara për inflacionin. Një faktor që do të ndikojë në uljen e inflacionit gjatë vitit 2025 pritet të jetë ulja e çmimit të energjisë elektrike për familjet me konsum deri në 700 kWh.”
Sipas Guvernatorit, aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, i nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit.
Në gjysmën e parë të 2024, norma u përcaktua në nivelin më të lartë prej 3.25%, e cila filloi të lehtësohej në gjysmën e dytë të vitit. Që prej muajit nëntor, Banka e Shqipërisë e ka mbajtur normën bazë të interesit në nivelin më të ulët prej 2.75%, duke favorizuar kështu kreditimin e ekonomisë.
Sondazh

“Minerale të rralla në këmbim të ndihmës amerikane” - Trump vendos kushtet për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se donte që Ukraina të furnizonte Shtetet e Bashkuara me minerale të rralla, si një formë pagese për mbështetjen......

Posta e SHBA-së pezullon pakot nga Kina, Hong Kongu - Vendimi ndalon dërgesat e mallrave të vogla pa tarifa doganore
Shërbimi Postar i SHBA-së tha se do të pezullojë përkohësisht pakot nga Kina dhe Hong Kongu, pasi Presidenti Donald Trump i dha fund një dispozite tregtare......

Gjykata e BE-së mbështet gjobën prej 320 milionë eurosh kundër Polonisë!
Komisioni Europian veproi saktë kur zbriti 320,200,000 euro nga pjesa e ndarë e Polonisë në buxhetin e BE-së lidhur me reformën e diskutueshme gjyqësore të......

Konferenca e pensioneve, Drejtoresha e AMF: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mbështetjen e Bankës Botërore Konferencën......

Durrësi kalon Tiranën për rritjen e kredisë - Korça, e vetmja ku huaja konsumatore preferohet si ajo për blerje banese
Viti 2024 është mbyllur me një bilanc më të lartë të kredisë se në 2023. Në fund të tremujorit të katërt, totali i kredive të marra nga individët ka arritur......

Diaspora do votojë edhe me pasaporta e karta ID të skaduara - Zgjatet afati, Hoxha: Janë 500 mijë ID të skaduara
Qeveria ka zgjatur afatin e pasaportave dhe katave të ID që kanë skaduar për diasporën në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 11......

Anulim i marrëveshjes së portit me Hong Kongun? - Panamaja konsideron ndërprerjen e kontratës për të ulur ndikimin e Kinës
Panamaja po konsideron të anulojë kontratën e saj me kompaninë me bazë në Hong Kong, që drejton portet pranë Kanalit të Panamasë. Ky veprim mund të zbusë......

Groenlanda ndalon donacionet e huaja politike mes kërcënimit të Trump!
Parlamenti i Groenlandës ka prezantuar një ligj që ndalon donacionet e huaja politike, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë......