Njoftim mbi situatën e krijuar nga reshjet në territorin e vendit

Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.
SITUATA SIPAS QARQEVE
QARKU VLORË
Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje.
Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.
Bashkia Sarandë
Situata është në monitorim në fshatin Çukë, në argjinaturën e lumit Bistricë. Ditën e djeshme në këtë zonë operuan edhe 10 efektivë të FA, me mjete, në ndihmë të banorëve të zonës.
Forcat operacionale punuan për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë; Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prezencë dherash.
QARKU FIER
Ekipet e emergjencave janë në ndihmë të banorëve në fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janë 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturës së lumit Vjosë.
Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.
QARKU KORÇË
Situata në njësitë administrative të prekura; Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.
Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe lumit Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur dhe 20 forca nga FA. Lumi Devoll ka ulur nivelin disa centimetra. Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas. Po ashtu po punohet edhe në fshatrat Senisht dhe Dolanm, ku ka patur rrëshqitje dherash.
Në Pustev fituata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e 4 banesave që kanë prezencë uji.
Po ashtu po ndërhyhet në bashkinë e Pogradecit, ku janë evidentuar evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.
Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës. Po ashtu puna vijon nga ekipet në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç Poshte.
QARKU LEZHË
Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha.
Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
Tek argjinatura në Lagunën Vain, vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.
Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë pësuar rritje por është brenda kuotave normale.
Në bashkinë Kurbin, po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështeje nga FA.
Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë.
Në bashkinë Mirditë Problematike mbetet aksi rrugor Rrëshen - Bukmirë ku ulja e bazamentit te rrugës vazhdon duke sjell problematike në qarkullim ndonëse është ndërhyrë në rehabilitimin e saj. Po punohet në disa segmente rrugore dhe pranë disa banesave ku ka patur rrëshqitje dherash.
QARKUN DIBËR
Po vazhdon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër -qytet i Ri, tek terminali.
QARKU BERAT
Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.
Ndërkohe në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.
QARKU GJIROKASTËR
Po punohet nga ekipet në terren, në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme, Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut.
Është bërë I mudnur stabilizimi I situatës në fshatin Dhëmbklan, ku dje pati shkarje të urës.
Në bashkinë Libohovë, tek vendi i quajtur “Shkëmbi Dallëndyshes” po punohet për riparimin e shkarjes së trupit të rrugës. Po punohet edhe në aksin rrugor Suhë-Poliçan.
QARKU TIRANË
Është punuar në fshatin Shargë, në Vorë për largimin e ujit nga një banesë.
QARKU KUKËS
Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situates në bashkinë Kukës, ku u evidentuan 2 raste të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjegjan dhe në fshatin Morinë.
Në qarqet, Durrës, Shkodër dhe Elbasan, nuk paraqiten problematika për shkak të kushteve të motit.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve në zonat e prekura.
21 milionë euro u “dorëzohen” fermerëve/ 52,589 përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve
52.589 fermerë në total në të gjithë vendin kanë marrë financim nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq/ Mbrojtja Civile: Paraqitet në përmirësim, pavarësisht reshjeve të shiut
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë......
Moody’s rrit vlerësimin e Italisë pas 23 vitesh/ Shkak, stabiliteti politik dhe përmirësimi i financave publike
Italia ka marrë rritjen e parë të vlerësimit nga Moody’s që nga viti 2002, një sukses i rëndësishëm për kryeministren Giorgia Meloni. Vlerësimi më i ulët mes......
Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës
Çmimi i vezëve në Kosovë ka tejkaluar të gjitha rekordet e larta të deritanishme. Sipas të dhënave zyrtare, asnjëherë në vitet e pasluftës çmimi nuk ka qenë......
Raport për ndërhyrje kyçe në sektorin e bujqësisë/ Këshilli i Investimeve: Nisma të reja për rritjen e formalizimit dhe zhvillimin rural
Sektori bujqësor po hyn në një fazë të re mbështetjeje, teksa Këshilli i Investimeve raporton progres në tre drejtime kyçe, financim, sigurim dhe nxitje të......
Emiratet e Bashkuara, 50 mld USD investime në Kanada/ Marrëveshja përfshin projekte në sektorin e IA dhe energjisë
Emiratet e Bashkuara Arabe do të investojnë deri në 50 miliardë dollarë në Kanada, në kuadër të një marrëveshjeje që përfshin projekte në sektorët e......
Greqia parashikon rritje ekonomike 2.4%/ Buxheti përfshin 1.7 miliardë euro përfitime fiskale për familjet, pensionet
Greqia pret që ekonomia e saj të rritet më shpejt në vitin 2026 dhe borxhi publik të ulet me gati 8 pikë përqindjeje, falë investimeve më të larta dhe......
Fond Kombëtar për Eficiencën e Energjisë/ Projektligji parashikon ngritjen e strukturës që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë
Projektligji “Për eficiencën e energjisë” parashikon krijimin e Fondit Kombëtar për Eficiencën e Energjisë, një strukture që do të menaxhojë burime......





