Njihen vitet e punës para ‘94, si të aplikoni për pension? - Llogaritja/Përfitimi për individët sipas ndërmarrjeve ku kanë punuar
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të dokumentacioneve.
Ligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi të mesin e muajit Mars 2025.
Sipas ligjit, personat kanë të drejtën për të kërkuar njohjen si periudhë të përgjithshme sigurimi, sipas këtij ligji, kur u lind e drejta për të kërkuar caktimin e një pensioni nga sigurimet shoqërore.
Për personat që kanë punuar në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore që të përfitojnë duhet të kenë qenë me vendbanim në qytet dhe të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie pasi këto vite nuk njihen si periudhë sigurimi. Periudha e punësimit për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension merret me pagë referuese 3 288 lekë dhe 4 110 lekë sipas kategorisë së aplikuesve.
Personat që kanë punuar në ish kooperativat bujqësore, duhet të kenë qenë me vendbanim në fshatin ku ka ushtruar aktivitetin ish- kooperativa bujqësore dhe të mos kenë qenë të dënuar.
Të njëjtat kritere vlejnë edhe për të punësuarit në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në këtë rast paga referuese për periudhën e sigurimit, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension do të jetë 2 833 lekë.
Njohja e periudhave të punësimit, sipas këtij ligji, bëhen për pensione që nuk janë caktuar deri në hyrjen në fuqi të tij, pavarësisht datës së plotësimit të moshës për përfitim; si dhe për pensione kur kërkuesit i është caktuar pension nga sigurimet shoqërore përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe janë në shqyrtim administrativ në Komisionin Rajonal të Ankimit dhe në Komisionin Qendror të Ankimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore apo në proces gjykimi në gjykatë.
Ndërsa periudhat e punësimit të njohura me ligje të veçanta, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, vazhdojnë të njihen të tilla dhe nuk janë objekt trajtimi sipas këtij ligji.
Sondazh

Si mundet BE-ja të kursejë 2.5 trilionë euro në faturat e energjisë deri në vitin 2040?!
47 milionë njerëz në shtetet anëtare të BE-së jetojnë në varfëri energjetike. Kjo do të thotë se ata nuk kanë para për të ngrohur shtëpitë e tyre. Plus,......

Totali i kredisë, portofoli “peshon” rreth 840.9 mld lekë/ Lehtësimi i kushteve të kreditimit rriti huanë për ekonominë me 13.5%
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Dollari amerikan. Rikuperon pikë edhe Paundi!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

"Europa është formuar për të prishur SHBA-në" - Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së!
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti mbledhjen e parë të kabinetit të mandatit të tij të dytë të mërkurën, ku u zotua të vendosë tarifa 25% ndaj Bashkimit......

Kërcënime tarifore edhe për bakrin? Trump nis hetimet për importet e tij ndërsa tensionet tregtare globale nxehen!
Bakri mund të jetë metali i fundit që mund të ndikohet nga kërcënimet tarifore të presidentit amerikan Donald Trump. Trump ka nisur një hetim mbi importet e......

Rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës/ Vendimet e qeverisë: Mbi 402 milionë lekë për shpronësimet!
Gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Ministrave u miratuan edhe shpronësimet për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga......

Vendimet e qeverisë/ Emërohet Kryetari i Komisionit për Furnizimin me Ujë dhe Përpunimin e Ujërave të Ndotura
Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Gerta Lubonjën, në detyrën e Kryetares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të......

Sa para’ qarkullojnë në sportelet fizike të bankave? - BSH: Veprimet përmes arkës u rritën me 3.3% edhe në 2024
Pavarësisht se pagesat elektronike përmes kartës dhe aplikacioneve të bankave pësuan rritje në vitin që lamë pas, duket se me të njëjtat ritme kanë vijuar......