Njihen automatikisht periudhat e punësimit para vitit 1994/ Gonxhja: Përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë!
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të dokumentacioneve. Sipas informacionit tw publikuar nw mediat sociale ata duhet të dorëzojë vetëm një dokument, i cili do të vërtetojë ku ka qenë banor për periudhën që kërkon t’i njihet.
Parlamenti miratoi në seancën e fundit plenare ligjin “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore”, një nismë e MEKI dhe ISSH, që me mbështetjen e qeverisë sjell një zgjidhje të shumëpritur dhe përfundimtare për mijëra qytetarë.
“Për shkak të mungesës së dokumentacionit të vjetër, janë përballur me vështirësi të mëdha në njohjen e viteve të punës për efekt pensioni,” u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Sipas tij, ky ligj eliminon burokracitë dhe shpenzimet që mijëra qytetarë janë detyruar të përballojnë për të provuar vjetërsinë në punë, njeh automatikisht periudhat e punësimit para vitit 1994, duke shmangur proceset e gjata gjyqësore.
“Për shumë vite, një problematikë e trashëguar ka rënduar mbi qytetarët që, për shkak të keqmenaxhimit të dokumenteve shtetërore, nuk kanë mundur të dëshmojnë vitet e punës dhe kanë marrë pensione më të ulëta nga sa u takonte. Mijëra prej tyre janë detyruar të ndjekin rrugë të gjata ligjore për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë pasur mundësi të kërkojnë atë që u takon,” tha ministri.
Ai shtoi gjithashtu se me këtë ligj, vijoi ministri, kapitulli i kalvareve burokratike me mbi 3000 procese gjyqësore në vit, e i padrejtësisë mbyllet përfundimisht.
“Ky është një tjetër hap në përpjekjen tonë të vazhdueshme për të garantuar një sistem pensionesh më të drejtë dhe më të qëndrueshëm, duke i dhënë dinjitetin që meritojnë qytetarëve tanë në moshë pensioni,” tha Gonxhja.
Sondazh

Tarifat e Trump “rrëzojnë” Bitcoin - Kriptomonedhat pësojnë rënie për shkak të pasigurisë tregtare
Çmimet e kriptomonedhave pësuan rënie të hënën, me bitcoin në nivelin më të ulët trejavor dhe eterin në shifrat më të ulëta që nga fillimi i shtatorit. Kjo......

Vota e diasporës/ KQZ: Mbi 134 mijë regjistrime. Rreth 47 mijë kërkesa të refuzuara!
Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë kufirit, për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11......

“Energjia diellore do të tejkalojë HEC-et deri në 2040” - Kroacia mbulon rreth 60% të konsumit falë burimeve të rinovueshme
Kroacia është ndër vendet e para të BE-së në përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe deri në vitin 2040, energjia diellore pritet të tejkalojë atë hidrike,......

Kanadaja, Meksika “hakmerren” ndaj SHBA-së - Vendosin tarifa për mallrat amerikane si kundërpërgjigje ndaj Trump
Kanadaja dhe Meksika urdhëruan tarifa hakmarrëse për mallrat amerikane në përgjigje të tarifave gjithëpërfshirëse të vendosura nga Presidenti i SHBA-së......

Tarifat e Trump për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën: Frika nga një luftë tregtare globale trondit tregjet!
Tregjet globale ishin në trazira në Azi të hënën, pasi investitorët kishin frikë nga një luftë tregtare globale. Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi......

Vengu: Ushtarakët, rritje page nga 13.000 në 100.000 lekë!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi sot shifrat e rritjes së trajtimit financiar për disa kategori ku më konkretisht Pilotët, Forcat Speciale,......

Trump synon BE-në dhe Britaninë e Madhe në kërcënimin e fundit tarifor!
Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur deficitin prej 300 miliardë eurosh të Bashkimit Europian me SHBA-në si një "mizori", duke shtuar se tarifat "do......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke e nisur këtë javë dhe muaj ne kuota pozitive duke u blerë sot me 95.5 lekë dhe duke u shitur me 97.2......