Një Tiranas mban 1.1 mln lekë në depozita bankare - Kryeqyteti, kursimet më të larta mesatare për frymë. Elbasani, i fundit në vend

Një qytetar i Tiranës mban mesatarisht 1.1 milionë lekë në një depozitë në bankë. Sipas një analize të kryer nga Televizioni Scan duke llogaritur shumën e depozitave në tremujorin e tretë të këtij viti me numrin e popullsisë sipas qarqeve nga Censi i vitit 2023, Tirana kryeson me kursimet më të larta për frymë në bankë.
Në vend të dytë renditet Vlora me 730 mijë lekë kursime që një banor mban mesatarisht në bankë dhe Durrësi me 574 mijë lekë.
Nga ana tjetër, Elbasani dhe Fieri kanë vlerën më të ulët të depozitave për frymë, vetëm 327 mijë lekë dhe 332 mijë lekë kursime për frymë mesatarisht. Ky tregues mund të lidhet me të ardhurat më të ulëta në këto dy qarqe ose prirje më të madhe për konsum në rastin e Fierit, por jo Elbasanit.
Por pse Tirana ka shumën më të lartë të depozitave për frymë?
Prirja për të kursyer është një faktor, por edhe niveli më i lartë i të ardhurave në kryeqytet, qasja më e lehtë në sistemin bankar dhe prania më e madhe e remitancave ndikojnë.
Kjo është vetëm një mesatare e përafërt, pasi çdo qytetar kyç shuma të ndryshme parash në bankë dhe ka një rënie të lehtë të numrit të popullsisë që nga Censi i vitit 2023, përmes shifrave të të cilit është bërë përllogaritja e shumës së depozitave për frymë.
Në tremujorin e tretë të 2025, ka pasur rritje të shumës së depozitave në secilin prej qarqeve të vendit. Pavarësisht se në Tiranë është e përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik, Lezha rezulton të jetë qarku me rritjen më të lartë të kursimeve në periudhën korrik-shtator, rreth 6%, ndjekur nga Vlora me 5.6%.
Ndërkohë, Elbasani është qarku që ka regjistruar rritjen më të ulët të depozitave me vetëm 1% dhe Fieri 1.6%.
Depozitat në monedhë të huaj, kryesisht euro, vijojnë të dominojnë ndaj atyre në lekë.
Shkëmbimet tregtare mes Britanisë e Shqipërisë/ Turizmi dhe shërbimet nxisin marrëdhëniet mes dy vendeve
Tregtia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë po njeh një intensifikim të dukshëm, si në mallra ashtu edhe në shërbime, sipas të dhënave nga Office for......
A mund ta ndalojë “IA” pastrimin e parave? - Platforma e re identifikon kompanitë dhe individët me rrezik të lartë
Bankat dhe institucionet financiare po përballen me një rritje të mashtrimeve dhe pastrimit të parave, si dhe me presionin për t’iu përmbajtur rregulloreve......
Qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara - Të ardhurat u rritën me 48.2% në 9-mujorin e vitit 2025
Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara arritën në 162.2 milionë lekë gjatë 9-mujorit të vitit 2025, me një rritje prej......
Sistemet tatimore në Evropë - Franca, me performancën më të dobët. Kryesojnë vendet baltike
Të ardhurat nga taksat luajnë një rol jetik në financimin e shërbimeve publike. Sipas Eurostat, në vitin 2023 raporti i përgjithshëm midis taksave dhe......
Ku po i investojnë bankat miliardat? Huadhënie rekord në tregti, ndërtim, turizëm dhe bujqësi
Në shtator 2025, kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën nivele të reja në disa sektorë kyç të ekonomisë, sipas të dhënave më të fundit të......
Forcohen valutat kryesore – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj pozitivisht duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe duke u shitur me 84.2 lekë në raport me javën e......
“Çipet më të avancuara, vetëm në SHBA” - Trump ndalon eksportin e tyre në shtete të tjera
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se çipet më të avancuara të inteligjencës artificiale të kompanisë Nvidia do të rezervohen vetëm për kompanitë......
Grekët pensionohen të “rinj” - Mosha e daljes në pension mbetet nën mesataren evropiane
Mosha e daljes në pension në Greqi ka qenë deri më sot një nga më të ulëtat në botë. Reformat e zbatuara vitet e fundit në sistemin e sigurimeve shoqërore të......





