Shqipëria Postuar më 7 Shkurt 2025, 14:58

Një rajon më i lidhur i Adriatikut Jugor: Rritje e bashkëpunimit mes Portit të Durrësit, Malit të Zi dhe Italisë!

Nga SCAN TV

Një rajon më i lidhur i Adriatikut Jugor: Rritje e bashkëpunimit

Një grup përfaqësuesish nga Autoriteti Portual Durrës po merr pjesë aktualisht, në ditën e dytë të takimit, për projektin “SA Connectivity” që po zhvillohet në portin e Bar-it në Mal të Zi.

Në një postim në rrjetet sociale, APD tha se “prioriteti kryesor i programit fokusohet në ndërlidhjen e Adriatikut Jugor duke përmirësuar lëvizshmërinë dhe lidhjen rajonale, zhvillimin dhe përmirësimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme, të zgjuar dhe të ndërmodalizuar në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, duke përfshirë aksesin e përmirësuar në TEN-T dhe lëvizshmërinë ndërkufitare”.

“Kjo tregon se projekti synon të rrisë bashkëpunimin dhe efikasitetin e lidhjeve midis porteve të përfshira, duke përdorur teknologji të avancuara dhe qasje të qëndrueshme në transportin detar dhe logjistikë”, tha APD.

Partnerët e projektit “SA Connectivity” janë institucione dhe autoritete nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi, përfshirë: Rajoni i Pulias (Itali) – Partner lider (LP); Agjencia Strategjike Rajonale për Zhvillimin Ekologjik dhe të Qëndrueshëm të Territorit (ASSET, Itali); Autoriteti i Porteve të Detit të Adriatikut Jugor (Itali); Rajoni i Molises (Itali); Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Shqipëri); Autoriteti Portual Durrës (Shqipëri); Ministria e Investimeve Kapitale (Mali i Zi); Porti i Barit JSC (Mali i Zi).

Projekti SA Connectivity, i financuar nga IPA South Adriatic, ka për synim zhvillimin e funksionaliteteve dhe integrimin e sistemeve operacionale dhe IT në portet pjesëmarrëse.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat