Shqipëria Postuar më 11 Nëntor 2025, 13:30

Një linjë e re në aeroportin e Tiranës drejt Heraklion (Kretë) - Zv/kryeministrja Balluku: Më shumë vizitorë drejt vendit tonë

Nga SCAN TV

Një linjë e re në aeroportin e Tiranës drejt Heraklion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe SKY Express inauguruan destinacionin e ri Heraklion (Kretë), duke forcuar lidhjet ajrore midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ceremonia u zhvillua në zonën ajrore, në prani të Zv. Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, përfaqësuesve të Ambasadës së Greqisë, Ambasadës së Shqipërisë në Greqi, SKY Express dhe TIA-s.

Sipas zv/kryeministres Balluku, kjo linjë do të jetë një urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë. “TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit”, theksoi Balluku.

Fjalime mbajtën z. Georgios Baliouskas, z. Piervittorio Farabbi dhe znj. Manjola Kaso, duke theksuar bashkëpunimin në rritje dhe zgjerimin e shërbimeve në tregun shqiptar.

Linja e re drejt Heraklionit do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, dhe do të jetë e disponueshme gjatë gjithë vitit, duke u ofruar pasagjerëve një lidhje të përshtatshme me një nga destinacionet më të njohura të Greqisë.Një linjë e re në aeroportin e Tiranës drejt Heraklion Një linjë e re në aeroportin e Tiranës drejt Heraklion

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat