Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2025, 13:32

Një hap përpara drejt teknologjisë së avancuar - Investimi shqiptar në startup-in e Mira Muratit. Një risk i zgjuar?

Nga Hamit Yzeiraj

Një hap përpara drejt teknologjisë së avancuar - Investimi

Një investim prej 10 milionë eurosh nga buxheti i shtetit në startup-in e Mira Muratit ka tërhequr vëmendjen si një hap përpara drejt teknologjisë së avancuar në Shqipëri.

Por, sipas ekspertëve të fushës, ky financim duhet të shoqërohet edhe me ndikim konkret në vend, veçanërisht në fushën e edukimit.

“Qeveria ka bërë një hap të mirë më këtë investimi prej 10 mln euro, por mendoj që përtej kësaj duhet të krijonte mundësinë që ky start-up të hidhte sytë dhe nga Shqipëria sidomos tek pjesa e education. Pra e thënë ndryshe ky investim duhet të ishte I fokusuar tek ardhja e edukimit të këtij start-up në Shqipëri,” u shpreh Erion Nako, ekspert IT.

Thinking Machines Lab u krijua në shkurt të këtij viti me një vlerë financimi prej 2 miliardë euro, ndërkohë që sot vlerësohet në 10 miliardë euro. Sipas zoti Nako investimi I Shqipërisë është modest për të pritur fitim të lartë.

“Loja nuk bëhet për 10 ose 15 mln euro. Kur bëhen të tilla investime shumat duhet të jenë të larta. Por që të invetosh në start-up-e, port ë ngrihen ekosistem start-up-e në Tiranë.Qveria shqiptare ngre vlerë duke sjellë modelin e “Thinking Labs në Shqipëri,” tregon në tjera zoti Nako.

Ky startup erdhi pas largimit të Mira Muratit nga kompania “OpenAI” në fund të vitit të kaluar, ndërkohë që në themelimin e Thinking Machines Lab janë angazhuar dhe disa inxhinierë IT nga kompania “OpenAI”.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat