Shqipëria Postuar më 30 Korrik 2026, 14:51

Një hap i ri për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Indonezisë

Nga Scan TV

Një hap i ri për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes

Gjatë vizitës zyrtare në Xhakartë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Indonezinë për bashkëpunimin në fushën e mobilitetit të fuqisë punëtore.

Sipas ministres, ky memorandum krijon bazat për një bashkëpunim të strukturuar, që do të mundësojë migracion të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për punësim, duke iu përgjigjur nevojave të ekonomisë shqiptare për fuqi punëtore, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe mikpritjes, prodhimit, ndërtimit dhe sektorë të tjerë me kërkesë të lartë.

Bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve do të garantojë zbatimin e standardeve të larta për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe zhvillimin e një tregu pune më të qëndrueshëm, në përfitim të ekonomive tona.

“Ky është një tjetër hap konkret në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik përmes bashkëpunimit dhe lëvizshmërisë së ligjshme të fuqisë punëtore”, thekson ministraj Ibrahimaj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat