Shqipëria Postuar më 14 Shkurt 2025, 10:22

Një atraksion i ri turistik! FSHZH tender 168 milionë lekë për zip line në Berat

Nga Ernilda Luzi
Një atraksion i ri turistik! FSHZH tender 168 milionë lekë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërhyrje në infrastrukturën turistike të aventurës, Zip line, parqe aventure. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 168 milionë e 312 mijë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, është propozuar Zip Line në liqenin e Roshnikut të bashkisë Berat. Liqeni i Roshnikut, është një nga atraksionet më të veçanta të Shqipërisë. Rreth  tij  shtrihet  një  peizazh  spektakolar  i  karakterizuar  nga  ujëra  të  pastra,       lartësi  malore  dhe  një  biodiversitet  të  pasur  që  e  bën  këtë  zonë  të  veçantë, për ata  që  janë  të  apasionuar pas natyrës dhe turizmit ekologjik. 

Në dokument thuhet se, liqeni i Roshikut ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit ekologjik, duke ofruar mundësi për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme që mund të mbështesë turizmin e qëndrueshëm. Zhvillimi  i  shtigjeve  ecjeje, stacioneve për vëzhgimin e shpendëve, dhe mundësive   për  edukimin e vizitorëve  rreth  rëndësisë së ruajtjes së biodiversitetit mund  të         kontribuojnë  në  zhvillimin e  turizmit në këtë zonë, duke mbrojtur natyrën dhe duke ndihmuar komunitetin lokal.

Ky zipline do të jetë një instalacion aventuristik që lidh kullën e nisjes pranë fshatit, e cila ndodhet  në një pozicion të lartë dhe ofron një pamje të mrekullueshme të liqenit dhe natyrës përreth, me platformën  e mbërritjes. Ky projekt është i projektuar për t’u ofruar vizitorëve mundësinë për të përjetuar emocionin e  kalimit nga maja e    kullës përmes liqenit deri te platforma e mbërritjes.

Zipline  do  të  ketë  një  gjatësi  totale  prej  840  metrash. Platforma e nisjes do të     vendoset në një kuotë të lartë me pamje nga liqeni. Kjo platformë pozicionohet pranë rrugës kryesore të fshatit. Për  të  siguruar  një  përvojë  të  sigurt  dhe  të  kënaqshme,  sistemi  i  zipline do  të ndjekë  standardet  më  të  larta  të  sigurisë,  duke  përdorur  materiale  të forta  dhe   të  qëndrueshme,  si  litarë  dhe  sisteme të avancuara të frenimit dhe mbajtjes.

Ndërtimi i një Zip Line në liqenin e Roshnikut në Bashkinë Berat do të tërheqë turistëaventurierë dhe  do ta bëjë zonën një destinacion të preferuar.  Ky atraksion unik do   të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve, duke përmirësuar ekonominë lokale  përmes    kërkesës së shtuar për shërbime si akomodimi dhe restorantet, dhe duke krijuar vende të reja pune. 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat