Nisma për financimin e SME-ve dhe fermerëve - Sejko: 907 miliardë lekë kredi për sektorin privat

Në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua sot partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një nismë për të mbështetur bizneset shqiptare, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar më shumë mundësi për sipërmarrësit.
Në ceremoninë e nënshkrimit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, u theksua rëndësia e krijimit të instrumenteve të reja financiare për mbështetjen e ekonomisë dhe sektorit privat. Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vuri në dukje rritjen e ndjeshme të kreditimit në ekonomi, duke e cilësuar si një zhvillim pozitiv për sektorin financiar.
Sipas tij, kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej rreth 15% gjatë dy viteve të fundit.
“Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi vlerën e 907 miliardë lekëve në fund të marsit 2026, nga 575 miliardë lekë pesë vite më parë. Po ashtu, kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej rreth 15% gjatë dy viteve të fundit, ose afërsisht 107 miliardë lekë në vit, ndërkohë që kredia e re e dhënë gjatë vitit 2025 ishte rreth 423 miliardë lekë. Aktualisht, kredia bankare përbën një ndër flukset më të mëdha monetare në ekonomi dhe është me diferencë instrumenti kryesor i financimit të bizneseve dhe familjeve shqiptare”, u shpreh ai.
Megjithatë, Sejko theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të kenë akses më të kufizuar në financim. “Segmenti i SME-ve ka akses relativisht të ulët në kredi dhe përbën një prioritet kombëtar për rritjen ekonomike”, u shpreh ai.
Guvernatori bëri të ditur se, “prej më shumë se një viti, Banka e Shqipërisë ka miratuar dhe ka vënë në zbatim një Program Financimi për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm, i cili synon reduktimin e kostove të kredisë për këtë segment esencial të ekonomisë shqiptare. Paralelisht, Qeveria Shqiptare ka miratuar një Skemë Garancie sovrane, me qëllim uljen e rrezikut të kreditit për operatorët e sektorit bujqësor. Në gjykimin tonë, këto dy instrumente ofrojnë një pikënisje të mirë për adresimin e këtij problemi”.
Sejko tha se, progresi i bërë gjatë dy viteve të fundit është padyshim një premisë inkurajuese. Ai i bëri thirrje industrisë bankare për të pasur një vëmendje më të madhe ndaj financimit të sektorit të SME-ve, e veçanërisht atij bujqësor.
“Ky sektor mbart potenciale të pashfrytëzuara për zgjerimin e industrisë bankare, duke kontribuuar në zhvillimin afatgjatë të vendit dhe pa cenuar normat e prudencës. Nga ana tjetër, dëshiroj t’u drejtohem edhe vetë bizneseve të vogla e të mesme, duke i inkurajuar që t’i afrohen bankave dhe t’i konsiderojnë ato jo vetëm si një burim të qëndrueshëm dhe me kosto të ulët financimi, por edhe si një konsulent të vlefshëm financiar dhe partner të besueshëm zhvillimi”, tha Sejko.
Sipas tij, nisma pritet të ndikojë në rritjen e investimeve, përmirësimin e produktivitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.
Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare
Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, të cilat......
Hartat kadastrale drejt digjitalizimit - ASHK: Nis faza teknike, shërbimet me ndërhyrje në hartë pezullohen përkohësisht
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur nisjen e fazës teknike për digjitalizimin e hartave kadastrale fizike, një proces i rëndësishëm që synon......
“13 mijë pensionistë që punojnë, përjashtim nga kontributet” - Propozimi/Të mos paguajnë detyrime për një periudhë 4-vjeçare
Pensionistët, të cilët gëzojnë pensionin, por vijojnë të jenë aktivë në tregun e punës, duhet të përjashtohen përkohësisht nga kontributet. Kjo është nisma......
Vijojnë investimet në kullim-ujitje/ MBZHR: Përfundojnë punimet në kanalin K-1 në Kurbin
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon investimet në sistemin e ujitjes dhe kullimit në të gjithë vendin, si për ndërtimin e veprave të reja, ashtu......
Nis rimbursimi i tatimit të mbipaguar për mbi 3 mijë individë deklarues të DIVA 2025!
Administrata Tatimore ka nisur procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave......
250 milionë euro për biznesin - Ibrahimaj: Nxitje investimeve dhe punësimit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se memorandumi i nënshkruar mes qeverisë dhe bankave tregtare synon të mbështesë......
SHBA-Kinë, dy superfuqitë ekonomike - Analiza/ Çfarë pritet nga samiti 3-ditor Trump-Xi Jinping?
Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti në Pekin për një samit tre-ditor që do të përfundojë të premten, vetë simbolika mbart një rëndësi të......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 80.9 lekë dhe duke u......


