Nisja e negociatave, Shqipëria blen pronë në Bruksel! Do të shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE

Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian. Vendimi përcakton se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, do të realizojnë procedurën e blerjes me një fond limit jo më shumë se 240 milionë lekë.
“Kreu i Misionit identifikon pasuritë e paluajtshme, të llojit ndërtesë dhe truall, të cilat kanë hapësirën e nevojshme për ushtrimin funksional dhe në perspektivë të aktivitetit diplomatik e konsullor, një vendndodhje dhe distancë të përshtatshme nga institucionet qendrore të Bashkimit Evropian dhe garantojnë sigurinë fizike, kanë status të lirë nga çdo ngarkesë apo barrë hipotekore, si dhe nuk kanë kufizime juridike me natyrë përmbarimore dhe gjyqësore dhe propozon jo më pak se 3 (tri) oferta pranë Komisionit” shkruhet në vendim.
Për vlerësimin e ofertave do të ngrihet një Komision i Posaçëm, i kryesuar nga zëvendësministri përgjegjës për punët e jashtme, në përbërje të të cilit ka përfaqësues në nivel drejtues nga:
a) ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore;
b) Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar;
c) Avokatura e Shtetit;
ç) Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik.
Ky vendim vjen në një kohë kur Shqipëria ka avancuar në procesin e anëtarësimit në BE, duke nisur procesin intensiv të negociatave të kapitujve integrues.
Sondazh

Ekskluzive/ Flet zëvendëskryeministrja Belinda Balluku - 2024, ishte viti i infrastrukturës. Në 2024 prioritet Korridori VIII
Punimet e kantierit të Unazës së Madhe të Tiranës kanë përfunduar, ndërsa është hapur tërësisht qarkullimi i automjeteve. Unaza e madhe e Tiranës ka një......

Unaza e madhe, hapet plotësisht për qarkullim- Me gjatësi totale 29 km pritet të “çlirojë” trafikun në Kryeqytet
Një ndër veprat instrukturore më të rëndësishme në Tiranë, Unaza e Madhe është e hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve. Të pranishëm në hapjen e kësaj......

Kroacia, 100 mln euro për rrjetin elektrik- Synohet modernizimi e digjitalizimi i strukturës energjetike
Operatori i sistemit të transmetimit të Kroacisë HOPS do të marrë një grant prej 99.5 milionë euro për të përmirësuar rrjetin e energjisë. Fondet janë siguruar......

Çfarë depozitash preferojnë shqiptarët?- Individët zgjedhin ato me afat mbi dy vjet. Bizneset i ruajnë kursimet për 1 vit
Kursimet në lekë kanë vijuar rritjen edhe në muajin nëntor. Statistikat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat me afat mbi 2 vjet vijojnë të jenë......

Tirana lidh Evropën si kurrë më parë- Biletat e lira nga kompanitë ajrore po nxisin rritjen e fluturimeve
Itali, Gjermani, Austri e deri në vendet nordike – këto janë disa nga destinacionet kryesore të udhëtarëve nga Tirana gjatë muajit nëntor. Sipas të dhënave nga......

Investime të shumta në shëndetësi -Rama: Është rritur performanca e sistemit publik shëndetësor.
“Investime të shumta janë kryer edhe në sektorin e shëndetësisë, ndërsa autonomia spitalore ka vazhduar të implementohet. Ka ndryshuar sistemi nga brenda në......

Energjia dhe infrastruktura, në qendër të vëmendjes -Rama: 15.3% rritje të kapacitet prodhues të vendit
Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama foli edhe për investimet e kryera në energjetikë dhe infrastrukturë.“15.3% rritje të kapacitet prodhues të......

“Aeroporti i Rinasit, më i madhi në rajon” -Rama: Mbi 10 milionë pasagjerë, duke tejkaluar Beogradin
“Aeroporti i Rinasit tashmë është më i madhi në rajon. Kemi përmirësuar infrastrukturën për udhëtimet në ajër. Sot jemi në një stad të ri, ku në aeroportin e......