Niset kontingjenti i parë i FA në operacionin e BE në Bosnje-Hercegovinë/ Hasani: “Dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar“!
Forcat e Armatosura të Shqipërisë rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në operacionin e Bashkimit Europian, “ALTHEA” në Bosnjë-Hercegovinë.
Një togë nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcës Tokësore do të jetë kontingjenti i parë në këtë operacion, ku vitet e fundit FA kanë kontribuar me oficerë shtabi.
Në ceremoninë e përcjelljes së këtij kontingjenti nga garnizoni i Zall-Herrit, morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë Tayyar Kağan Atay, i Ngarkuari me Punë i BE-së Andre Rizzo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcës Tokësore Gjeneralmajor Ilir Xhepexhia etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi se “ky angazhim nuk është thjesht një detyrë ushtarake, por një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja jonë në këtë mision pasqyron vlerat që ne ndajmë me partnerët tanë: paqen, bashkëpunimin dhe sigurinë kolektive”.
“Gjatë viteve, Shqipëria ka ndërtuar një histori të suksesshme dhe të denjë në angazhimet ndërkombëtare, si një vend anëtar i NATO-s dhe një partner i besueshëm në kuadër të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja jonë në misionet e Bashkimit Evropian, si EUFOR “ALTHEA” dhe ai në Mali, ka dëshmuar profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e Forcave tona të Armatosura. Ju, përmes përgatitjes dhe aftësive të tyre, keni fituar respektin e aleatëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, u shpreh ndër të tjera Hasani.
Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi se Forcat kanë rritur ndjeshëm pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, duke u rreshtuar me politikat e BE në kuadër të anëtarësimit në Union. “Forcat e Armatosura arrijnë shifrën e 500 efektivëve të dislokuar në mënyrë permanente në misione jashtë vendit. Gra dhe burra, janë të angazhuar çdo ditë, në mbarë Evropën, në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Përmes këtij kontributi, Shqipëria, jo vetëm dëshmon se linjëzohet 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE, por ky është një linjëzim me vepra. Dhe kur e shikojmë se disa prej vendeve të BE janë tërhequr nga ky mision, ndërkohë që Shqipëria po merr përgjegjësi shtesë, e kuptojmë edhe më mirë se stabiliteti dhe paqja në rajonin tonë të munduar, është fryt i kompromiseve të vështira”, u shpreh ai.
Ambasadori turk Atay theksoi bashkëpunimin e hershëm mes forcave të armatosura të dy vendeve, të cilat kanë shërbyer krah njëra – tjetrës në Afganistan, megjithatë e konsideroi nisjen e këtij operacioni të ri si një moment të rëndësishëm në vazhdimësinë e bashkëpunimit dypalësh.
I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Europian Andre Rizzo vlerësoi rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE, duke e konsideruar vendin tonë si një partner të rëndësishëm si mjedisin e sigurisë globale.
Kontingjenti i parë shqiptar në operacionin ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë përbëhet nga 30 trupa, mes të cilave një vajzë dhe do të shërbejë për rreth 6 muaj në Camp Butmir në Sarajevë.
Sondazh

Pension 550 euro në muaj? - Studimi/ Shpenzimet fikse të pensionistëve arrijnë deri në 800 euro
Pensionistët përballen me një të ardhur fikse që nuk mund të ndryshojë lehtësisht për shkak të pensioneve të caktuara dhe të kufizuara që marrin, por nga ana......

Plani i Kinës për gazin natyror - Tarifat kineze për LNG-në do të ndryshojnë rrjedhën e tregtisë globale
Vendimi i Kinës për të vendosur tarifa hakmarrëse për gazin natyror të lëngshëm të importuar nga SHBA do të rrisë përpjekjet për të shkëputur blerësin dhe......

AIDA mbështetje deri në 2,5 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin......

Ndryshimet në deklaratën e Tatimit në Burim - DPT publikon detajet!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sot se ndryshimet në ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” kanë sjellë dhe ndryshime në deklaratën e......

TIA: Ka përfunduar me sukses rishikimi i sigurisë nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroportit!
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka përfunduar me sukses rishikimi i sigurisë nga programi APEX i Këshillit......

Paga mesatare në Mal të Zi, mbi 1,000 euro - Të ardhurat neto në dhjetor shënuan 24.3% rritje, në raport me 2023
Paga mesatare neto në dhjetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023 shënoi një rritje prej 24,3 për qind.Paga mesatare neto në dhjetor krahasuar me të......

Rama: Së shpejti hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë funksionale
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në rrjetet sociale gjatë rubrikës së tij të re “Sy m’sy” në Facebook dhe Instagram ku iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve......

333 milionë lekë për polin e festivaleve, Korçë - FSHZH hap tenderin, synohet zhvillim e turizëm
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërtimin e godinave dhe parkut “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative” Drenovë, Korçë. Fondi limit i......