Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës - Ministrja Manastirliu: 26.500 ulen për herë të parë në banka
Në të gjithë shkollat e vendit nis viti i ri akademik 2025-2026 për 345 mijë nxënës të arsimit bazë e të mesëm. Ndërsa, 26.500 prej tyre ulen për herë të parë në banka.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastiliu përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale uroi të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për nisjen e vitit të ri shkollor.
“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër. Sot është një ditë e veçantë, një ditë që përsëritet çdo vit, por që sjell emocione të reja. Është dita e parë e shkollës, një ditë që na kujton se arsimi është fillimi i një rruge të bukur, i çdo ëndrre të bukur që realizojmë.
Ky vit i ri shkollor sjell të reja të rëndësishme. 30 shkolla të reja e të rehabilituara mirëpresin fëmijët të cilët rikthehen në klasat e tyre me standardet më të mira. Ne kemi vijuar punën, kemi bërë më të mirën që ta riorganizojmë dhe rikthimin në shkollë ta bëjmë sa më të kënaqshëm për ju.”
Në shkolla do të jenë të angazhuar 340 oficerë sigurie, që do të punojnë sipas protokolleve dhe standardeve të përditësuara. 930 psikologë dhe punonjës socialë do të jenë pranë nxënësve për të adresuar çdo nevojë sociale apo emocionale të tyre. Po kështu, 2260 mësues ndihmës do të mbështesin këta nxënës me aftësi speciale, sipas planeve të personalizuara në mbështetjen e tyre në shkollë.

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të lehtë në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë......

Tesla, paketë kompensimi për Elon Musk - 1 trilion dollarë shpërblim, nëse arrin objektivat ambiciozë të kompanisë
Bordi i Tesla-s propozoi një paketë kompensimi për CEO-n Elon Musk, me vlerë deri në 1 trilion dollarë, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka mbi......

Greqia ngadalëson “hapin” - Tkurret rritja ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2025
Ekonomia greke u rrit me një normë prej 1.7% në tremujorin e dytë, në bazë vjetore, krahasuar me një rritje prej 2.2% në tremujorin e parë të vitit, sipas të......

Energjia diellore “dominon” planetin - Instalimet fotovoltaike globale u rritën me 64% në gjysmën e parë të 2025
Kapaciteti global i instaluar i energjisë diellore u rrit me 380 GW gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, një rritje prej 64% krahasuar me të njëjtën periudhë......

Tesla, shpërblim 1 trilion USD për Musk - Paketa pritet të miratohet nga aksionarët e kompanisë në nëntor
Tesla ka përgatitur një paketë shpërblimi prej 1 trilion dollarë për shefin ekzekutiv, Elon Musk, e cila pritet të miratohet nga aksionerët në muajin nëntor.......

Gjirokastra, destinacion i preferuar në çdo stinë - Rama: 500 mijë vizitorë deri në muajin korrik
Gjirokastra po tërheq edhe në këto ditë të para të vjeshtës numër të lartë turistësh të huaj, por edhe vizitorë vendas. Pjesë e trashëgimisë botërore të......

A do të kërkojë Franca ndihmë nga FMN? - Financat publike po dobësohen dhe popullsia po plaket
Politikëbërësit francezë kanë diskutuar nëse vendi do të detyrohet të kalojë kufirin e borxhit që ka ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, nëse parlamenti......

Trump kërcënon BE-në me hetim tregtar - Presidenti i quan “diskriminuese” gjobat ndaj Apple dhe Google
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do urdhërojë një hetim tregtar për të “anuluar” ato që ai i quajti gjoba diskriminuese që po vendosen......