Nis stërvitja “Defender Europe 25” - Një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit
Nisi nga Shqipëria, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë. E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.
Në orët e para të mëngjesit të së martës, trupat janë nisur nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen fazat intensive të manovrave ushtarake, përfshirë operacione mësymëse, mbrojtëse dhe dislokime strategjike në terren të vështirë.
Stërvitja “Defender Europe 25” ka për qëllim të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë e forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere për të vepruar në mënyrë të koordinuar në një mjedis të ndërlikuar operativ. Skenari është ndërtuar sipas Nenit 5 të Traktatit të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve në rast të një sulmi ndaj ndonjërit prej tyre.
Aktivitetet ushtarake do të përfshijnë një sërë operacionesh të shkallës së gjerë në disa shtete të Evropës, me fokus të veçantë në Shqipëri dhe Kosovë, ku do të zhvillohen trajnime për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, sigurimin e pikave të imbarkimit dhe menaxhimin e logjistikës së avancuar.
Mendimi juaj

Njësi speciale për gjurmimin e pasurive të paligjshme - Ngrihet Zyra e Rikuperimit të Aseteve, akses brenda dhe jashtë Shqipërisë
Pasuritë e krijuara në mënyrë të paligjshme nga qytetarët shqiptarë do të gjurmohen përmes një strukture të specializuar dhe që do të ngrihet për këtë......

Janar-Prill 2025, rriten regjistrimet e mjeteve - Dominon importi nga Koreja e Jugut
Gjatë periudhës Janar-Prill 2025, vihet re një rritje e regjistrimeve të mjeteve në vend. Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme......

Kursi i këmbimit/ Luhatje të përgjithshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot paqëndrueshmërinë e tij teksa është blerë këtë mëngjes me 85.9 lekë dhe është shitur me 87 lekë duke shënuar kështu një......

Dronët kinezë, produktet më të kërkuar - Shkak, skenarët e larmishëm të aplikimit!
Dronët e prodhuar në Kinë janë bërë produkte shumë të kërkuara për blerësit ndërkombëtarë për shkak të skenarëve të tyre të larmishëm të aplikimit në......

Nga riorganizimi i qarqeve, tek zgjedhjet vendore - Kryeministri Edi Rama rendit objektivat e mandatit të katërt
Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, mbajti fjalimin e fitores përpara deputetëve të zgjedhur, por edhe atyre që nuk siguruan......

Energjia diellore, e ardhmja e rrjetit japonez - Kombinimi i saj me bateritë elektrike mund të përmbushë 85% të kërkesës
Një ekip kërkimor në Japoni ka zbuluar një mënyrë për të transformuar të ardhmen energjetike të vendit, duke treguar se kombinimi i paneleve diellore në çati......

“Po kërkohen vende të reja për pushime” - Mançka: Çmimet e paketave janë rritur, por kërkesa mbetet konstante
Pak kohë para fillimit të sezonit turistik veror, qytetarët shqiptarë kanë filluar të prenotojnë paketa turistike, duke preferuar të pushojnë në vende të......

Google “zgjeron” kufijtë e IA - Prezanton modalitete të reja dhe teknologji të avancuara për përdoruesit
Google i Alphabet njoftoi se do ta vendoste inteligjencën artificiale në duart e më shumë përdoruesve të internetit, ndërsa paralajmëroi një abonim prej......