Shqipëria Postuar më 7 Janar 2025, 11:40

Nis shtrenjtimi i cigareve - Rritet akciza me 250 lekë/kg, qeveria parashikon skemë të re taksimi

Nga Elisabeta Dosku

Nis shtrenjtimi i cigareve - Rritet akciza me 250 lekë/kg, qeveria

Cigaret do të kushtojnë më shtrenjtë për duhanpirësit për gjatë këtij viti.  Bazuar në kalendarin e akcizës të miratuar nga Ministria e Financave, edhe këtë fillim vit ka nisur të reflektohet rritja e çmimit të paketave në dyqanet e pakicës për disa marka dhe të tjerat pritet ti rrisin në vijim. Deri më tani rritja është mesatarisht 10 lekë për paketë.

Njoftimi për vendosjen e çmimeve maksimale të shitjes është bërë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga disa kompani, për shkak të detyrimit që rrjedh nga ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Aktualisht paketa më e shtrenjtë në treg shitet me çmimin maksimal 500 lekë.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, importi i cigares ka një rënie në 11 mujor në raport me  të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u regjistruar një sasi prej 2844 ton të importuara përgjatë Janar-Nëntor, nga 2924 ton që regjistron e njëjta periudhë e një viti më parë,  por ka një rritje të lehtë përgjatë muajt Nëntor në krahasim me Nëntorin 2023, muaj në të cilin u importuan 274 ton cigare.

Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7500 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2025 dhe  7750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2026.  Synimi është dekurajomi i duhanpirjes.

Nga ana tjetër qeveria parashikon të rrisë edhe më tej taksën e akcizës për produktet e duhanit. Referuar strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027,  në vendin tonë për disa mallra të akcizueshme sikurse janë duhanet, nuk aplikohet skema e kombinuar e taksimit që përfshin edhe një tarifë specifike akcize për njësi produkti, por edhe një tarifë me përqindje akcize mbi çmimin e shitjes së produktit. Kjo skemë e kombinuar aplikohet në disa vende. Për këtë arsye, strategjia parashikon që më vitet në vijim, pas përfundimit të kalendarit të rritjes së akcizës 2022-2026, do dizenjohet kalendari i ri i cili do marrë në konsideratë skemën e taksimit që kombinon sistemin me kuotë fikse me atë të vlerës.

Direktiva e BE-së parashikon që niveli i akcizës duhet të jetë jo më i ulët se 90 Euro/1000 fije.

Të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit, listohen si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve.

Shqipëria 7 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan ka regjistruar ulje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë në raport me dje. Sipas......

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...