Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët - Përfitojnë mbi 777 mijë qytetarë, fondi arrin në 3.7 mld lekë

Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e bonusit veror për pensionistët, një mbështetje financiare prej 5 mijë lekësh të miratuar nga qeveria për herë të parë në mesin e vitit.
Nga shpërblimi përfitojnë 777 200 qytetarë, përfshirë pensionistët e pleqërisë, pensionistët socialë, përfituesit e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe trajtimeve të veçanta financiare.
Bonusi do të paguhet gjatë muajit korrik 2026 dhe mund të tërhiqet deri më 31 dhjetor 2026, ndërsa efekti financiar për buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.7 mld lekë.
Bonusi i verës i shtohet atij të fundvitit, që ka disa vite që shpërndahet.
Ndërkohë, nga 1 korriku ka hyrë në fuqi edhe indeksimi vjetor i pensioneve me 2.7%, nga i cili përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë. Sipas qeverisë, puna vijon edhe për hartimin e reformës së re të pensioneve, ku drafti i parë pritet të jetë gati brenda muajit korrik, ndërsa versioni përfundimtar synohet të përfundojë në shtator.
Aeroporti i Tiranës, 300 fluturime në ditë - Rama: Rekord turistësh, ndikim nga shtimi i linjave direkte
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” po regjistron rreth 300 fluturime në ditë, duke shënuar rekord që pasqyron rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror dhe......
Një pol i ri zhvillimi, 333 milionë lekë për ‘Eco Park Dumrea’ - FSHZH hap tenderin për kompleksin turistik multifunksional
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërhyrje për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi rajonal......
Irani i rikthehet tregtisë së naftës - Eksporton mbi 40 mln fuçi pas marrëveshjes me SHBA, bien çmimet
Irani ka eksportuar mbi 40 milionë fuçi naftë vetëm në javët e fundit, pas armëpushimit të arritur me Shtetet e Bashkuara, duke ndikuar njëkohësisht edhe në......
A do të kemi çmime më të ulëta këtë verë? - BSH: Konsumatorët dhe të gjithë sektorët e ekonomisë presin rënie
Bizneset në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit kanë pasur besim të ulët në ekonomi gjatë muajit qershor. Kjo ka ndikuar në rënien me 0.6 pikë të......
Leku, më i ‘fortë’ se kurrë! - Kursi i këmbimit anon në favor të monedhës shqiptare
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me euro të zhvlerësuar si kurrë më parë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, më 30 qershor u shënua......
“Në 6-mujorin e dytë pritet rritje e inflacionit” - Themeli: BSH, në fokus analiza e goditjeve nga zhvillimet gjeopolitike
Gjatë 3 mujorit të dytë të 2026-ës Shqipëria u përball me një goditje oferte, e cila ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. Ajo u reflektua si......
Ristrukturohet Inspektorati Shtetëror i Punës - Krijohet institucion i ri me pesë drejtori rajonale
Qeveria ka miratuar krijimin e inspektoratit Qendror të Punës, i cili do të zëvendësojë Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.......
Përfundon afati për gjobat dhe kamatëvonesat - Tatimet: Masat e tjera lehtësuese vijojnë deri në dhjetor 2026
30 Qershori ishte afati i fundit për tatimpaguesit që kërkonin të përfitonin nga masat më lehtësuese të parashikuara në ligjin për faljen e detyrimeve......



