Nis shlyerja e borxheve të ujësjellësve - Balluku: Lajm i mirë për ekonominë, tregon konsolidimin e sektorit
Borxhet e akumuluara nga qytetarët për furnizimin me ujë kanë filluar të shlyhen. Lajmi është dhënë nga Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila inspektoi punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në zonën e Mamurrasit.
“Projektet janë gjithmonë të kompletuara, duke qenë se kemi edhe matësit inteligjentë dhe nuk do të kemi më probleme me matjen e ujit. Më të rëndësishmet janë parametrat maksimale me të cilat po ndërtojmë këto ujësjellësa. Jam e informuar nga Ministria e Financave se debitë e akumuluara nga qytetarët për furnizimin me ujë kanë filluar të shlyhen. Deri më sot, çdo shoqëri ujësjellësi krijonte detyrime të pashlyera, ndërsa tani vërehet një ndryshim, ku këto borxhe po shlyhen, duke përfshirë edhe detyrimet kundrejt OSHEE-së. Ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, pasi tregon konsolidimin e sektorit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, duke mos harruar rëndësinë e veçantë të bregdetit.”
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Klevis Jahaj, u shpreh se me masat e marra humbjet e ujit kanë rënë me 7%, duke përmirësuar ndjeshëm monitorimin dhe menaxhimin e rrjetit.
“Gjatë vitit 2024, nuk janë krijuar debite të reja. Ndërmarrjet që kanë performuar më mirë janë Lezha, Korça dhe Durrësi, edhe pse ky i fundit ka pasur probleme të mëparshme me borxhet. Tani, situata është stabilizuar dhe performanca e tyre është përmirësuar. Në ujësjellësin e Kavajës, ka pasur një periudhë 6-mujore ku nuk paguheshin as rrogat dhe as sigurimet, por tashmë situata është normalizuar. Fokusi ynë tani është në Sarandë, ku po punohet intensivisht për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve.”
Fokusi i investimeve gjatë këtij viti është tek investimet në zonat bregdetare, pasi pritet të ketë mbi 20% më shumë vizitorë se viti i kaluar.
Sondazh

Si ndikoi turizmi në rritjen e konsumit? - Buxheti siguron 137 milionë euro më shumë nga TVSH-ja
Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime brenda vendit përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare të......

Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare!
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se Shqipëria është zgjedhur në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare (IALA) fakt ky që tregon......

Vota e diasporës: Propozohet shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri në fund të majit!
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot Aktin Normativ “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë......

Rrjet mashtrimi me subvencionet e BE-së me vlerë 160 milionë euro! 22 të arrestuar
Policia çeke ka arrestuar 22 individë të dyshuar për korrupsion dhe mashtrim të subvencioneve të BE-së me vlerë të paktën 160 milionë euro në sektorin e......

Trump “frenon” investimet kineze - Premton të zbatojë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se do të vazhdojë me tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës muajin e ardhshëm dhe do të shtrëngojë rregullat e......

Ndryshon TVSH-ja për sektorin bujqësor - Braçe: Favorizohet prodhimi vendas dhe i shërben formalizimit të sektorit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në ligjin e TVSH-së për sektorin e bujqësisë, të propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe. Nisma......

Sa borxh të brendshëm ka Shqipëria? - Rreth 73% e tij është në obligacione. Bankat, mbajtësit kryesorë
Borxhi i brendshëm ka arritur në nivelet më të larta gjatë vitit të kaluar. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, ky stok vlerësohet të......

Shtrenjtohet vota e diasporës - KQZ kërkon 9,3 milionë euro shtesë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kërkuar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave fonde shtesë për procesin e votimit të emigrantëve për zgjedhjet e......