Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2025, 12:44

Nis rrugëtimin “Banka Shqiptare e Zhvillimit”- Muço: Shitja e aksioneve mund të bëhet në bursë, shembull për privatët

Nga Lidion Kulla

Nis rrugëtimin “Banka Shqiptare e Zhvillimit”- Muço:

Në mbledhjen e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka caktuar Ministrinë e Financave si përfaqësues të shtetit shqiptar, në cilësinë e aksionarit të parë dhe që zotëron 100% të aksioneve të “Bankës Shqiptare të Zhvillimit”. Në këtë mënyrë i është hapur rruga ngritjes së këtij institucioni, që ka për qëllim të financojë sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Në një intervistë për TV Scan, eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, deklaroi se mund të jetë një shembull i mirë, që do të nxiste tregun e kapitaleve në vendin tonë, shitja e aksioneve të kësaj banke në bursë.

Gjithashtu, zoti Muço shprehet se ngritja e “Bankës Shqiptare të Zhvillimit” nuk përkthehet në konkurrencë për bankat e nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë.

Në fokus të “Bankës Shqiptare të Zhvillimit” do të jetë dhënia e kredive për sektorët e nënfinancuar, si bujqësia, biznesi mikro, i vogël dhe i mesëm, start-up-et, apo projektet me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit. “Banka Shqiptare e Zhvillimit” do të funksionojë si një shoqëri aksionare, me shtetin shqiptar si aksionarin kryesor, që do të zotërojë jo më pak se 51% të aksioneve, dhe një kapital fillestar prej 10 miliardë lekësh.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat