Nis rivlerësimi i pasurive me 5 %/ Udhëzimi i Financave/ Si llogaritet tatimi? Njihet amortizimi i ndërtesave 1% çdo vit

Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të rivlerësojnë pasuritë e tyre me normë tatimore 5%, tashmë i kanë “dyert e hapura”. Udhëzimi i Ministrisë së Financave, që i hap rrugë zbatimit të ligjit është botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë është në fuqi.
Referuar udhëzimit, të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026, kanë të drejtë që brenda këtij viti të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut.
Këtu përfshihen dhe rastet, kur për pasurinë e paluajtshme është bërë edhe më parë rivlerësimi, në zbatim të ligjeve të mëparshme të rivlerësimit. Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë pranë drejtorisë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK), apo me një ekspert të licencuar nga institucionet përkatëse. Në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri, procedura bëhet në mënyrë individuale për secilën prej tyre.
Por si llogaritet baza e tatueshme për rivlerësimin e pasurisë së individëve?
Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet e referencës që janë në fuqi. Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi dhe vlerës së zbritshme.
Në rastin e ndërtesave, çmimeve të referencës do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë. Zbritja prej 1% do të aplikohet për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme ndërtesa. Kjo zbritje nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e çmimit të referencës. Në rastin e tokave çmimi minimal fiskal është çmimi për metër katror sipërfaqeje, të përcaktuar në hartën e vlerave.
Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme, i cila nuk mund të jetë me e vogël se çmimet e referencës.
Vlera e zbritshme në këtë rast është vlera e pasurisë sipas aktit të fundit të regjistruar pranë organit kompetent për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Në rastin kur mungon një vlerë e zbritshme, ose vlera e regjistruar është e shprehur në monedha të tilla, si franga ari, apo napolona floriri, si vlerë e zbritshme do të merret kostoja e shfrytëzimit për metër katrorë e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi për Entin Kombëtar të Banesave, në vitin e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.
Për ndërtesat e përfituara në rastet e trashëgimisë, dhuratave apo heqjes dorë, për të cilat nuk ka qenë regjistruar vlerë e pronës, si vlerë e zbritshme do të merret kostoja e shfrytëzimit për metër katrorë, e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi për Entin Kombëtar të Banesave në datën e regjistrimit të aktit.
Ndërsa për tokën, në të gjitha rastet, nëse nuk ka një vlerë në regjistrim, si vlerë e zbritshme do të merret vlera e llogaritur, duke përdorur indeksimin e çmimit të tokës sipas hartës së vlerave, me inflacionin mesatar vjetor.
Pritja mbaroi, hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, del udhëzimi i Financave (UDHËZIMI)
Pritja për hyrjen në fuqi të rivlerësimit të radhës së pasurive të paluajtëshme ka përfundur. Sot ka dalë në fletoren zyrtare udhëzimi që i hap rrugën......
Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut/ PS: Mjafton masa e pezullimit
Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda......
Zanati i bukëbërësit po zhduket - Shoqata “sytë” nga shteti për të shpëtuar sektorin
Në mes të mungesës së fuqisë punëtore në tërësi, tashmë edhe furrat e bukës kanë mungesë të bërësve, duke e konsideruar si zanat në zhdukje. Shopqata e......
Sa noterë për frymë kemi në Shqipëri? Shpërndarja sipas qarqeve. Tirana, Durrësi dhe Vlora kryesojnë
Në Shqipëri, noterët janë pjesë thelbësore e sistemit ligjor dhe ekonomik, duke ofruar shërbime të tilla si kontratat, regjistrimet dhe certifikatat ligjore.......
Konsumatorët britanikë rritën shpenzimet - Me ritmin më të shpejtë në gati 4 vjet
Vëllimet e shitjeve me pakicë në Britani u rritën në janar me ritmin më të shpejtë vjetor në gati katër vjet, sipas të dhënave zyrtare që sugjerojnë se......
Ibrahimaj dhe Malaj takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të dy ministrive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri–Poloni
Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e......
Mallra me vlerë mbi 430 euro në valixhe, detyrim për deklarim - Cilat janë rregullat e taksimit për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri?
Me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së pranverës dhe verës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mbi......
Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia - Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit
Sa është interesi dhe kësti mujor për një kredi prej 80,000 eurosh, është pyetja që bëjmë zakonisht kur duam të marrim një kredi për shtëpi. Megjithatë,......


