Shqipëria Postuar më 13 Maj 2026, 10:32

Nis rimbursimi i tatimit të mbipaguar për mbi 3 mijë individë deklarues të DIVA 2025!

Nga Edel Strazimiri

Nis rimbursimi i tatimit të mbipaguar për mbi 3 mijë

Administrata Tatimore ka nisur procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025) dhe janë vlerësuar si subjekte pa risk.

Sipas të dhënave zyrtare, janë 3091 individë përfitues, ndërsa shuma totale e rimbursuar arrin në 52.823.000 lekë.

Ky zhvillim përbën një risi në praktikën fiskale në vend, pasi për herë të parë përmes deklarimit të DIVA 2025 krijohen mundësi konkrete për qytetarët që të përfitojnë nga deklarimi i saktë i të ardhurave të tyre.

“Procesi i rimbursimit synon të rrisë besimin e individëve te administrata tatimore, të nxisë formalizimin e ekonomisë dhe të forcojë transparencën financiare, duke e bërë administratën më efikase dhe më pranë qytetarëve”, njoftoi Administrata Tatimore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat