Nis rehabilitimi i rrugës Hekal-Klos në Mallakastër, Balluku: I shërben banorëve dhe vizitorëve të parkut arkeologjik
Në bashkinë e Mallakastrës ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Hekal-Klos. Një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili parashikon një ndërhyrje të plotë në të gjithë gjatësinë e rrugës, zgjerimin e saj si dhe rritjen e sigurisë rrugore përmes eliminimit të disa pikave të zeza. Gjithashtu do të ndërhyhet edhe për sistemimin e ujërave të bardha dhe ndërtimin e kanaleve anësore.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, kryetari i bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj si dhe përfaqësues nga FSHZH ndoqën nga afër punimet, të cilat parashikohet të përfundojnë brenda tetë muajve, duke qenë kështu gati verën e vitit të ardhshëm.
Rehabilitimi i kësaj rruge i shërben zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë dhe blegtorisë së zonës. Po kështu përmes saj lehtësohet aksesi drejt parkut arkeologjik të Bylisit, ku vit pas viti është rritur numri i vizitorëve. “Nuk do të jetë thjesht një rrugë e cila shtrohet, por edhe zgjerohet. Zgjerohet nga 3.5 në 4.5 metra dhe nga ana tjetër kemi eliminimin e kthesave që është pjesë shumë e rëndësishme. Pastaj edhe pastrimin e kanaleve”, u shpreh Balluku.
Në zonë tashmë ka nisur edhe hapja e njësive të para të agroturizimit, ndaj përmirësimi i infrastrukturës do ta kthejë atë në një destinacion edhe më të vizituar.
“Duhet dialog i hapur dhe i vazhdueshëm me banorët për ti shpjeguar atyre sesi funksionojnë edhe paketat mbështetëse për agroturizmin, edhe sesi mund të promovojmë më tej të gjitha vlerat e kësaj zone, që nuk ka të bëjë vetëm me agroturizimin edhe me parqet arkeologjike dhe nga ana tjetër të mos harrojmë që para së gjithash infrastruktura rrugore apo infrastruktura energjetike është në funksion të banorëve”, tha Balluku.
Për kryebashkiakun Ismailaj ky investim është mirëpritur nga ana e banorëve të cilët e shohin si një lehtësim në përditshmërinë e tyre. Rruga Hekal-Klos ka një gjatësi prej afro 3 kilometrash.
Sondazh

Koha e dhuratave nga DigitAlb! - Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
Festa e fundvitit i mbledhin të gjithë në shtëpi dhe DigitAlb është kryefjala e atmosferës magjike dhe ngrohtësisë së familjes. Platforma televizive e të......

Franca planifikon reduktimin e deficitit buxhetor - Bayrou kërkon të sigurojë mbështetjen e Parlamentit për 2025
Kryeministri francez Francois Bayrou tha se ai synonte të arrinte një marrëveshje me parlamentin për një buxhet të vitit 2025 që do të reduktonte deficitin e......

Zgjerimi i energjisë së gjelbër do të vijojë - Qendrat e të dhënave do të rrisin kërkesën për burimet e rinovueshme
Zgjerimi i energjisë së rinovueshme në SHBA do të vazhdojë edhe nën administratën e ardhshme të Donald Trump, tha kreu i degës amerikane të grupit më të madh......

Në 11 muaj na vizituan 4.2 mln shtetas nga Kosova/ Italia, Gjermania dhe Franca me rritje të konsiderueshme
Sipas të dhënave të INSTAT për origjinën e vizitorëve të huaj që zgjodhën Shqipërinë si destinacion gjatë muajit nëntor 2024, është evidentuar një prirje......

Ekonomia shpejton ritmin, 4.09% në tremujorin e tretë/ Tregtia, transporti dhe akomodimi patën ndikimin më të madh në rritje
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet me rritje përgjatë tremujorit të tretë të vitit, tregojnë të dhënat nga Instituti i Statatistikave. Kjo rritje fiksohet......

Katari paralajmëron Evropën - Do të ndalojë eksportet e gazit, nëse BE zbaton rregulloren e re
Katari paralajmëroi se do të ndërpresë eksportet e gazit në Bashkimin Evropian nëse vendet e bllokut vendosin penalitete sipas legjislacionit të miratuar së......

Cili është angazhimi qytetar në Planin e Rritjes Ekonomike? - Ambasadori Vos: Gjithëpërfshirja duhet të udhëheqë çdo hap të procesit
Plani i Rritjes Ekonomike, si programi më i madh financiar i Bashkimit Europian, ka nisur zbatimin në Shqipëri. Në partneritet me Ambasadën e Mbretërisë së......

“Ekonomia e Kosovës do të ngadalësohet” - Në kuadër të dy marrëveshjeve, FMN shpëndan 36 milionë euro shtesë
Rritja ekonomike e Kosovës pritet të ngadalësohet në 2025. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, viti aktual do të mbyllet me një rritje ekonomike prej 4.3%,......