Shqipëria Postuar më 26 Shkurt 2026, 10:32

Nis rehabilitimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ ARRSH: Sonda gjeologjike dhe mjete të rënda në terren

Nga SCAN TV

Nis rehabilitimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ ARRSH: Sonda gjeologjike dhe mjete

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ka nisur punën me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, pjesë e aksit rrugor Librazhd–Prrenjas.

Aktualisht, po punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.

Paralelisht, ARRSH njofton se kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin. Rrjedha po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.

Sipas ARRSH, pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat