Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës - Manastirliu: Pas 2 vitesh priten të hapen dyert për studentët e parë
Kanë nisur punimet e para për ndërtimin e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu ishin prezent në kantier, për të ndjekur nga afër punimet sëbashku me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Rektoren e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Federica Mogherini.
“Sot është dita e parë e fillimit të punimeve. Punimet parashikohen të zgjasin 2 vjet. Praktikisht projekti është shumë interesant jo vetëm nga pikëpamja e arkitekturës, por dhe nga pikëpamja funksionale dhe nga shërbimet që do të ofrojë. Përbëhet nga 4 godina, godina e librarisë dhe disa shërbime për të rinjtë dhe studentët. Godina e dytë është ajo e klasave dhe ambienteve mësimore. Godina e tretë është ajo për zyrat dhe shërbimet e tjera ndihmëse në funksion të kolegjit dhe godina qendrore është ajo e një salle të madhe, e një aure të madhe për studentët, por dhe për takime të ndryshme”, - u shpreh drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Artan Agolli.
Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë e re, me një arkitekturë moderne dhe mjedise optimale.
“Kjo hapësirë do t’i shërbejë së pari kampusit të Kolegjit të Europës, por nga ana tjetër dhe studentëve të Qytetit Studenti sepse do të kenë akses tek shërbimet ndaj studentëve si biblioteka, një muze që do të ndërtohet dhe ambientet sportive të cilat janë pjesë e këitj kampusi. Do të kemi mundësi të bashkëveprojmë më shumë me universitetin e Tiranës. Duke qenë se dhe një pjesë e ambienteve këtu do të jenë në shërbim të studentëve të këtij universiteti por dhe të studentëve që janë pjesë e rezidencës”, - u shpreh ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Kampusi parashikohet të jetë gati të presë një numër të shtuar studentësh pas përfundimit të tij.
Sondazh
Licencohen 245.16 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, 12 licenca të reja gjatë vitit 2024
Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i......
8.4 mln euro për rrugën e hyrjes në Shkodër - ARRSH shpall fituesin për aksin kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut
Rreth 8.4 mln euro do të kushtojë ndërtimi i rrugës së re për hyrjen në qytetin e Shkodrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur konsorciumin e kompanive......
Pse individët dhe bizneset preferojnë kursimet afatgjata? Në tetor vlera e depozitave 2-vjeçare arrin në 167 mln lekë
Sipas analizës së bërë më herët nga “Scan Intel” ka rezultuar se individët dhe bizneset në Shqipëri preferojnë të hapin llogaritë e tyre të kursimit......
Kreu i BQE, mesazh për Trump - Lagarde bën thirrje për negociata me SHBA për të shmangur tarifat tregtare
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde u shpreh se Bashkimi Evropian mund të jetë në një pozitë më të mirë nëse bisedon me Shtetet e......
Çfarë do të ndodhë me pasuritë e konfiskuara? - Drafti, 50% e aseteve dhe vlerave ripërdoren brenda 6 muajve
Brenda Qershorit 2025, qeveria parashikon që të jetë tërësisht funksionale Zyra e Rikuperimit të Aseteve, e cila do të shërbejë si Njësi Kombëtare......
Patatja shqiptare nuk “kalon kufirin”! - Shkak, një bakter. Denaj: Presim zhbllokim të eksporteve në 2025-ën
Prej disa vitesh prodhuesit shqiptarë nuk arrijnë të deportojnë në tregjet ndërkombëtare me produktin e patates. Shkak për këtë është një bakter që disa që......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan E ka mbyllur javën në rënie teksa është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......
Rreth 4 mld euro qarkullojnë jashtë bankave! - Rekordi historik u regjistrua në kulmin e sezonit turistik
Paraja që qarkullon jashtë bankave në Shqipëri ka regjistruar një rritje të lehtë në tetor të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja......