Nis në Shqipëri zbatimi i teknologjisë 5G - AKEP i jep autorizimin Vodafone dhe One Albania për përdorimin e frekuencave
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka dhënë autorizimin për përdorimin e frekuencave në brezin 3,5 GHz nga Vodafone dhe One Albania, duke i hapur kështu rrugën zbatimit të teknologjisë 5G në vendin tonë.
Ky vendim erdhi pas realizimit me sukses të tenderit publik mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400 – 3800 MHz, i cili u hap më 30 gusht dhe u mbyll me 10 tetor. Me shpalljen fitues, Vodafone dhe One Albania kanë shlyer pagesat përkatëse në buxhetin e shtetit dhe në llogarinë e AKEP-it.
Sipas kushteve të autorizimit, dy operatorët janë të detyruar që përmes këtyre frekuencave, të mbulojnë me shërbim 55% të popullsisë deri në fund të vitit 2027 dhe 85% të popullsisë deri në fund të vitit 2030. Brenda vitit 2025, sipërmarrësit duhet të sigurojnë mbulimin e porteve, aeroporteve dhe disa hapësirave të tjera me rëndësi social-ekonomike, ndërsa përparësi për sa i takon mbulimit do të kenë edhe zonat e rëndësisë së veçantë, ku përfshihen zonat turistike, parqet kombëtare, rrugët, autostradat e tunelet dhe zona të përfshira në projekte zhvillimore të ndryshme.
Më konkretisht, deri në fund të vitit të ardhshëm, Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, Sarandës, Porto Romanos, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i Kukësit, Vlorës, Zona industriale Tiranë – Durrës, si dhe Qendrat Spitalore të Tiranës, do të kenë mbulim me shërbimin 5G në brezin e autorizuar, pjesë e spektrit 3.4 GHz - 3.8 GHz.
AKEP-i pritet të vendosë në përdorim së shpejti brezin tjetër kryesor të 5G-së, brezin 700MHz për sektorin e komunikimeve elektronike, menjëherë pas lirimit të tij nga mediat audiovizuale, me synim mbulimin e plotë të territorit dhe të popullsisë me shërbim cilësor 5G.
5G-ja është gjenerata e pestë e rrjeteve celulare, e cila ofron shpejtësi interneti 100 herë më të lartë se 4G.
Sondazh
Autostrada Elbasan – Lekaj, shpallen fituesit për ndërtimin - Ofertat për 3 lote arrijnë 6 mld lekë, 1.5 mld lekë më pak se fondi limit
Teksa aksi rrugor nga Elbasani në Lekaj do të kthehet në autostradë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë që do të kryejnë punimet në 3 lote të......
Rreziqet nga klima, duhen 6 mld USD investime - BB: Mbrojnë jetën dhe garantojnë rritjen ekonomike, Shqipëria është tejet e riskuar
Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur në mënyrë sa më efektive qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje......
Çatitë historike të zinkut të Parisit krijojnë një "efekt furre": Cilat janë sfidat mes ndryshimeve klimatike?!
Çatitë e zinkut janë një tipar historik i shtëpive në Paris. Mbi 60 për qind e çative në kryeqytetin francez janë prej llamarine dhe ato mbrohen nga......
‘Self Check-in’ dhe ‘Self Bag Drops’ Aeroporti i Prishtinës lehtëson fluturimet
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka hapur shërbimet e reja ‘Self Check-in’ dhe ‘Self Bag Drops’ duke i lehtësuar edhe më tej fluturimet për......
Buxheti 2025, Kuvendi më shumë fonde për institucionet e drejtësisë, shpenzimet shtesë për paga dhe investime
Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të......
Integrimi europian, Shqipëria mund të hapë Kapitullin 6 brenda vitit – Njoftimi nga Presidenca Hungareze e BE
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER - Committee of Permanent Representatives), një organ i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, i përbërë nga......
Çmimet e vezëve pritet të rriten edhe më shumë - Këtë herë është gripi i shpendëve dhe festat!
Çmimet e vezëve janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit. Rritja e gripit të shpendëve dhe sezoni i festave që po afron po kombinohen......
Diskutohej buxheti, rrahje mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë/ Vuçiç: Dhunës do ti përgjigjemi me më shumë punë në të ardhmen
Në seancën e Kuvendit të Serbisë më 25 nëntor, pati përleshje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe atyre të opozitës. Përveç deputetëve, në incident u......