Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2026, 18:14

Nis ndërtimi i 223 apartamenteve të reja në Kombinat/ Koçiu: Do shpërndahen për përfituesit në kuadër të “Rindërtimit”  

Nga Alida Lula

Nis ndërtimi i 223 apartamenteve të reja në Kombinat/

Ka nisur puna për ndërtimin e 223 apartamenteve të reja në Kombinat, të cilat do t’u shpërndahen familjeve përfituese në kuadër të programit të rindërtimit.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte sot në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ku po zhvillohen punimet pas dakordësimit për prishjen e një godine, në truallin e së cilës do të ndërtohen apartamentet e reja.

“Kemi nisur punën për ndërtimin e apartamenteve që do t’u shpërndahen banorëve, ndaj të cilëve kemi detyrimin të garantojmë një banesë pas dëmtimeve që pësuan shtëpitë e tyre. Kjo ka qenë një kërkesë e hershme, por procesi është vonuar për shkak të procedurave të gjata gjyqësore dhe sigurimeve të njëpasnjëshme të padive. Bëhet fjalë për dy prona me dy pretendues të ndryshëm në këtë zonë, çka e ka bërë të pamundur nisjen më herët të punimeve. Lajmi i mirë është se sot jemi në kushtet për të prishur këtë godinë dhe, me lirimin e sheshit, i hapet rruga ndërtimit të shpejtë”, - tha Koçiu.

Deri tani janë shpërndarë 664 apartamente sipas Koçiut, ku familjet përfituese kanë hyrë në banesat e tyre. Ndërkohë, në godinën përballë pritet të shpërndahen edhe 75 apartamente të tjera, me short gjatë muajit shtator.

“Gjithashtu, kanë nisur procedurat për dy godina të tjera ‘me çelësa në dorë’, të cilat do të ofrojnë edhe 100 apartamente të tjera” – shtoi zëvendëskryeministrja Koçiu.

Paralelisht me ndërtimin e banesave, do të ndërhyjë për rehabilitimin e infrastrukturës përreth, me synimin që zona e dedikuar për procesin e rindërtimit të zhvillohet si një kompleks modern banimi, në përputhje me standardet.

Nis ndërtimi i 223 apartamenteve të reja në Kombinat/

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat