Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 15:21

Nis hartimi i Strategjisë për Marinat Inteligjente/ Balluku: Do e kthejë Shqipërinë në një hub mesdhetar

Nga Scan TV

Nis hartimi i Strategjisë për Marinat Inteligjente/ Balluku: Do e

Prej disa muajsh Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë po punon për hartimin e një Strategjie Kombëtare të Marinave Inteligjente dhe të Qëndrueshme. Teksa po merr pjesë në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe ato Inteligjente, ministrja Belinda Balluku bëri me dije hapat që po ndërmerren aktualisht në këtë drejtim.

“Gjatë ditës së sotme isha i shoqëruar së bashku me skuadrën e Luca Dini dhe me arkitektin e njohur italian, i cili tashmë prej disa muajsh punon me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë për të dizenjuar këtë strategji kombëtare, strategjinë e Marinave Inteligjente dhe të Qëndrueshme. E gjithë kjo punë do ta kthejë Shqipërinë në një hub mesdhetar të një industrie si pjesë e turizmit. Turizmit, që tashmë është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tonë, por, që nga ana tjetër duhet të ketë sa më shumë inovacion për të prodhuar një qëndrueshmëri edhe për dekadat e ardhshme”, - tha Balluku.

Ndërkaq, Dini ndau detaje mbi vizionin sesi do të jenë marinat në të ardhmen e mbi të cilat po bazohet në hartimin e strategjisë për vendin tonë.

“Qasja duhet të jetë krejtësisht e kundërt me atë që ka qenë deri tani. Investitori duhet të përqafojë projektin dhe vizionin, jo anasjelltas. Shpesh investitori mendon të imponojë shifra, metra katrorë, por nuk është kështu. Në këtë vend, sugjerimi ynë është pikërisht ai i përqendrimit fillimisht tek linjat udhëzuese: ku duam të shkojmë, çfarë duam të bëjmë. Kjo vjen edhe nga përvoja jonë në yachting, ne dimë saktësisht çfarë kërkojnë pronarët e anijeve. Ata kërkojnë përvoja, nuk kërkojnë më një vend ku të tregojnë pasurinë e tyre, ata duan të përjetojnë një eksperiencë edhe një eksperiencë kulturore”, - tha Dini.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat