Nis “gara” për punësimin sezonal në turizëm - Dervishi: Sfida kryesore mbetet gjetja e punonjësve të kualifikuar
Baret dhe restorantet, veçanërisht në jug të vendit, kanë nisur rekrutimin e stafit për sezonin e ardhshëm turistik.
Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, vetëm në zonën e Himarës dhe Sarandës kërkohen 112 kamerierë dhe rreth 50 banakierë.
“Ka filluar rekrutimi për sa i përket stafeve profesionale që kërkon kryesisht bregdeti i Shqipërisë. I gjithë sezoni kërkon rreth 2000 punonjës për sa i përket sezonit turistik dhe kuptohet që ka mjaft vështirësi për sa i përket gjetjes së profesionistëve,” shprehet Kujtim Dervish, kreu i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave.
Operatorët turistikë përballen me sfidën e sigurimit të një shërbimi cilësor, ndërkohë që mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problematikë kryesore. Sidomos mungesa e stafit të kualifikuar po kthehet në një kosto të ndjeshme jo vetëm për këtë sektor, por edhe për ekonominë në tërësi.
“Në vend janë mjaft shkolla profesionale, qoftë publike, por edhe private, që nxjerrin stafe profesionale pothuajse çdo vit. Tashmë janë ndërgjegjësuar se pagat për sa i përket sezonit turistik janë rritur dhe shqiptarët janë duke u kthyer,” tregon ndër të tjera zoti Dervishi.
Sektori i turizmit në Shqipëri punëson rreth 200 mijë vetë çdo vit. Sipas Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, ky numër pritet të arrijë deri në 300 mijë në vitet e ardhshme.
Sondazh

Vietnami si SHBA, tarifa për çelikun kinez - Vlera e importeve të Pekinit arriti 12 mld USD vitin e kaluar
Vietnami do të vendosë një taksë të përkohshme deri në 27.83% për disa produkte çeliku nga Kina, sipas një dokumenti të ministrisë së tregtisë. Tarifa për......

Mirëqenia në vend, më pranë bregdetit/ Durrësi dhe Vlora, qarqet me rritjen më të lartë të konsumit familjar
Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intel”, pas vitit 2021, konsumi në Shqipëri ka pësuar ndryshime të rëndësishme, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm......

Të dhënat e hapura, Komisioneri Dervishi: Rrisin transparencën dhe mirëqeverisjen, sjellin zhvillim dhe inovacion
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë......

Kthehen 6.1 milionë euro për profesionistët e lirë - Tatimet: Procesi nuk ka përfunduar. Çfarë duhet të bëjnë bizneset e pa rimbursuara?
Administrata tatimore u ka kthyer profesionistëve të lirë deri më tani 6.1 milionë euro, të cilat ishin paguar si këste paraprake të Tatimit mbi Fitimin e......

Mbrojtja e hapësirës detare në Shqipëri/ Vengu: Anijet e Rojës Bregdetare, rol kyç!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ri solli sot në vëmendje rëndësinë e misionit të Forcës Detare, ndërsa ndau dëshmitë e kapitenëve Arjanit Demçe dhe Ilir......

Bilanci i SPAK për vitin 2024: 629 masa sigurimi për vitin 2024, 5.1 % për vepra korrupsioni!
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka dhënë për vitin 2024 masa sigurimi për 629 persona në total, prej të......

Fondi i Klimës së Gjelbër, 687 mln USD investime - Të shpërndara në 42 vende, projektet përfshijnë edhe Ballkanin
Fondi i Klimës së Gjelbër, më i madhi në botë që ndihmon vendet në zhvillim të përballen me ndikimet e ndryshimeve klimatike, ka miratuar 686.8 milionë......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.43 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me vitin......