Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2025, 12:08

Nis çelja e negociatave me BE-në për 8 fusha të reja - Dhuka: Sinjale pozitive, në 6 muaj progres për 27 kapituj së bashku

Nga Elisabeta Dosku

Nis çelja e negociatave me BE-në për 8 fusha të reja -

Shqipëria është gati të çelë negociatat me BE-në për 8 kapituj të rinj të cilat prekin disa fusha të rëndësishme të ekonomisë. Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Majlinda Dhuka, Ministre Sheti dhe Kryenegociatore për Integrimin në BE:

“Po hedhim një hap të rëndësishëm në rrugën europiane, Po diskutojmë për çeljen e negociatave për 8 fusha të reja të konkurrueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse mbasi BE njohu progresin e Shqipërisë me reformat në këtë fushë duke sinjalizuar se Shqipëria është e përgatitur për ti çelur negociatat në këto grup kapituj.  Sot po diskutojmë 8 kapituj të rritjes gjithëpërfshirëse dhe në këto 6 muaj Shqipëria po progreson të çelë negociatat për 27 kapituj së bashku.  Kemi zhvilluar 32 tryeza diskutimi për këto 8 kapituj.

Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane:

“Procesi i integrimit nuk kërkon vetëm letra por edhe zbatim dhe mua më duket se kemi pësuar regres në disa fusha”.

8 kapitujt që përfshihen në grupimin e tretë janë Shoqëria e informacionit dhe media; Politikat sociale dhe punësimi; Arsimi dhe kultura,  Ndërmarrjet dhe politikat industriale, Doganat, Tatimet,  Politika monetare, Arsimi dhe shkenca.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat