Shqipëria Postuar më 19 Maj 2026, 14:57

Nis asfaltimi në rrugët lidhëse të Tunelit të Llogorasë – ARRSH: 80% e punimeve të realizuara

Nga Edel Strazimiri

Nis asfaltimi në rrugët lidhëse të Tunelit të

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogorasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë.

Sipas ARRSH-s progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%. ARRSH thekson se investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt jugut të vendit.

Përfundimi i këtij projekti, sipas ARRSH-së, “do të mundësojë lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt” për qytetarët dhe turistët, duke lehtësuar trafikun në zonën bregdetare dhe duke rritur aksesin drejt rivierës shqiptare.

Punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me tunelin e Llogorasë dhe synojnë rehabilitimin e rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 km nga dalja e tunelit në anën e Palasës, deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë-Dhërmi.

Nis asfaltimi në rrugët lidhëse të Tunelit të Nis asfaltimi në rrugët lidhëse të Tunelit të

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat