Nis Asambleja e PS-së me Bashkinë e Tiranës/ Rama: Situata nuk mban më! Nuk bëjmë avokatin e askujt
Ashtu siç ishte njoftuar Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet edhe kabineti i ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur punimet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i PS-së, e nisi me situatën në Bashkinë e Tiranës, ku u shpreh se situata e krijuar “nuk mban më”.
"Do të na duhet që të adresojmë këtu edhe emergjencën në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, por duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj se duhet të ndajmë të gjithë së bashku për çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me të.
Nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë, aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk kemi bërë avokatin e kujto, të familjes së madhe politike që ndalohet nga drejtësia.
Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë në reformën në drejtësi. Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionim zgjedhje apo shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që të zgjidhë vetë punët e veta" tha Rama.

Borxhi i jashtëm bie në 10.5 mld euro - BSH: 40.5% raporti i tij me Prodhimin e Brendshëm Bruto
Rreth 10.5 miliardë euro rezulton të jetë borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i borxhit të jashtëm është tkurrur me......

Miratohen kostot e reja të ndërtimit të banesave – MEKI: Përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, (MEKI) njofton se në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave pas gati një dekade, për herë të parë që prej......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dita e djeshme sipas......

Ellison “sfidon” Musk - Bëhet përkohësisht personi më i pasur në botë pas rritjes së Oracle me 43%
Larry Ellison, bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Oracle, u bë përkohësisht personi më i pasur në botë, pasi aksionet e kompanisë u rritën deri në......

200,000 protestues paralizojnë rrugët e Francës - Qytetarët përplasen me policinë, mbi 470 të arrestuar
Policia franceze arrestoi 473 persona gjatë protestës së madhe me moton “Bllokojmë Gjithçka”, që synonte të paralizonte transportin dhe jetën e përditshme në......

BEI i “jep hov” rrjetit të makinave elektrike në Greqi - Mbi 17 milionë euro për zgjerimin e stacioneve të karikimit
Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka vendosur të financojë 17.5 milionë euro për të ndihmuar kompaninë greke Joltie në zgjerimin e rrjetit të karikimit për......

BE, masa për uljen e mbetjeve ushqimore - Synon të reduktojë 30% të ushqimeve të shpërdoruara deri në 2030
Pas negociatave mes 27 vendeve anëtare, Bashkimi Evropian ka vendosur objektiva për reduktimin me 30% të mbetjeve ushqimore të prodhuara nga familjet,......

Mallrat kineze “pushtojnë” Gjermaninë - Dërgesat nga Pekini dyfishohen në raport me importet e tjera
Mallrat kineze po zhvendosen në mënyrë të konsiderueshme drejt Gjermanisë, teksa tarifat e vendosura nga SHBA po ndikojnë rrjedhën globale të tregtisë, sipas......