Ngrihet “Urdhri i Agronomit” - Si do funksionojë struktura? Përfshihen tek profesionet e rregulluara

Mungesa e rregullimit institucional të profesionit të agronomit ka krijuar një boshllëk në cilësinë e shërbimeve bujqësore, në besueshmërinë e ekspertizës profesionale, dhe në mbrojtjen e interesit publik në fushat jetike të sigurisë ushqimore, menaxhimit të tokës dhe mbrojtjes së mjedisit.
Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim projektligjin "Për Urdhrin e Agronomit", i cili paraqet zgjidhjen ligjore dhe institucionale për këtë situatë, duke propozuar krijimin e Urdhrit të Agronomit si një ent publik vetërregullues profesional.
Objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtij projektligji janë rregullimi i ushtrimit të profesionit të agronomit dhe i profesioneve të lidhura, përmes një akuadri ligjor të unifikuar, anëtarësimit në Urdhrin e Agronomit dhe regjistrimin në regjistra të posacëm, në funksion të mbrojtjes së interesit publik; garantimi i cilësisë, përgjegjësisë dhe etikës profesionale; mbrojtja e interesit publik në fushat e bujqësisë, mjedisit dhe ushqimit; përafrimi i kuadrit ligjor shqiptar me praktikat dhe standardet evropiane për profesionet e rregulluara.
Paralelisht me këtë draft, Ministria e Bujqësisë ka hartuar dhe hedhur për konsultim publik edhe një projektligj tjetër që synon ndryshimin e kuadrit ligjor në fuqi për profesionet e rregulluara, me qëllim përfshirjen e profesionit të agronomit dhe profesioneve të lidhura me të duke u bërë kështu subjekt i legjislacionit përkatës në fuqi.
Kjo ndërhyrje legjislative vjen si rezultat i domosdoshmërisë për adresimin e mungesës së legjislacionit të posaçëm mbi ushtrimin e këtyre profesioneve në Republikën e Shqipërisë.
Në këtë kuadër, projektligji parashikon krijimin e një strukture publike të specializuar, siç është Urdhëri i Agronomit, përgjegjës për organizimin, mbikëqyrjen dhe vendosjen e standardeve për ushtrimin e profesionit të agronomit dhe profesioneve të lidhura me të.
Kjo strukturë do të funksionojë si mekanizëm vetërregullues, nëpërmjet vendosjes së detyrimit për anëtarësim dhe regjistrim profesional, si dhe përmes zbatimit të rregullave etike dhe disiplinore.
Shqipëria, në projektin e BE për pronësinë intelektuale - Laknori: Pa mbrojtje të markave, bizneset humbasin konkurrueshmërinë
Shqipëria bëhet pjesë e projektit të ri “EU4IP” të Bashkimit Evropian për pronësinë intelektuale, një nismë që synon forcimin e mbrojtjes së markave,......
I njëjti produkt, çmim më të lartë në Shqipëri se Evropë - Ciko: Të ardhurat tona nuk përputhen me kostot e produkteve ushqimore
Ju ka ndodhur ndonjëherë gjatë udhëtimeve tuaja në Evropë, që të futeni në një supermarket dhe të gjeni produkte si në Shqipëri, por me çmime dukshëm më të......
Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten në Shqipëri/ Paga, transporti dhe makineritë, faktorët kryesorë që po shtrenjtojnë projektet
Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka vijuar të përballet me rritje të kostove edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave më të fundit nga......
Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale
Administrata Tatimore i bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë brenda datës 5 qershor 2026 për lidhjen e marrëveshjes së......
“Ruajtja e natyrës nuk do të thotë moszhvillim” - Rama: Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë arkitektë ndërkombëtarë
Tirana ka zhvilluar këtë të enjte edicionin e dytë të festivalit të arkitekturës “Bread&Heart”. Kryeministri, Edi Rama, i pranishëm në aktivitet foli për......
Gati 30% e qytetarëve informohen nga rrjetet sociale/ Google vijon të mbetet burimi më i përdorur i informacionit
Shqiptarët vazhdojnë të mbështeten kryesisht te motorët e kërkimit për të gjetur informacion në internet, ndërsa chatbot-et e inteligjencës artificiale......
Në Shqipëri, mosha po rritet po aq shpejt sa kalon koha/ Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë u rrit nga 34.7 në 45 vjeç
Shqipëria po përjeton një nga transformimet më të shpejta demografike në Europë. Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë është rritur nga 34.7 vjeç në......
Legalizimet, miratohen 2994 vendime në maj - ASHK: Pa sportele fizike, formalizimi i pronave vijon
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit maj janë miratuar gjithsej 2994 vendime legalizimi, duke vijuar procesin e formalizimit të......



