Ngrihet Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve/ Shoqëri aksionare me kapital 100 % shtetëror, shërbim kundrejt pagesës

Shqipëria do të ketë një Agjenci të posaçme për menaxhimin e mbetjeve, me qëllim krijimin e të ardhurave prej tyre.
Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, përcakton se Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve sh.a., me emrin e shkurtuar “AKEM” sh.a., është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, e themeluar me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuar në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për mjedisin.
Referuar vendimit Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve sh.a., ofron, kundrejt pagesës, shërbimin e trajtimit fundor të mbetjeve dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.
Kapitali fillestar për krijimin e Agjencisë është 20 milionë lekë dhe Ministria e Mjedisit, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndjek procedurat e nevojshme ligjore për: themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare dhe regjistrimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve sh.a në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Organet drejtuese të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve sh.a., sipas parashikimeve Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit; Këshilli Mbikëqyrës; Administratori. Këshilli Mbikëqyrës ka 5 anëtarë, që emërohen nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit, prej të cilëve 2 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për mjedisin; një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat; një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për pushtetin vendor; një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për ekonominë.
Burimet e financimit të shoqërisë “AKEM” sh.a. janë në përputhje me parashikimet e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Wizz Air “pushton” qiellin shqiptar/ Kryeson si linja më e përdorur, Rayan Air mban vendin e dytë
Tregu i transportit ajror në Shqipëri gjatë vitit 2025 është karakterizuar nga një dominim i qartë i linjave ajrore me kosto të ulët, ku Wizz Air dhe Ryanair......
Ministri Salla në Shkodër dhe Malësi të Madhe: Dëgjesa me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në vijim të turit të dëgjesave me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, zhvilloi sot takime......
Ministrja Ibrahimaj: Eksportet shqiptare në rritje, politika të reja për forcimin e tyre
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë konferencës mujore me median për analizën e treguesve më të fundit ekonomikë, theksoi, se......
Shqipëria nis prodhimin e municioneve këtë vit! - Vengu: Kemi 6 kontrata gati. Uniforma, mjete taktike dhe emergjence “Made in Albania”
Këtë vit, Shqipëria do nisë prodhimin e municioneve, uniformave, mjeteve taktike dhe emergjencave. Në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e......
12.4 mln të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 2025-ës/ Europa Jugore kryesoi fluksin e turistëve përgjatë vitit
Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT për muajin Dhjetor, rezulton senë territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 1.5 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj,......
Rreth 23 mijë shqiptarë dolën çdo ditë nga vendi/ Toka, ajri apo deti, cila është mënyra më e preferuar e udhëtimit?
Në vitin 2025, 8.5 milion dalje nga territori të shqiptarëve e vendosin vendin tonë në një ritëm lëvizjeje të jashtëzakonshëm. Ky është tregues i një......
Dy realitete: perimet i mbulojnë importet, frutat jo/ Shqipëria prodhon për eksport, por konsumon fruta të shtrenjta nga importi
Në vitin 2025, importet e zarzavateve dhe rrënjëve të ngrënshme arritën në rreth 4.35 miliardë lekë, ndërsa në peshë kapën 69.4 mijë ton. Këto nivele janë më......
Rrugët, monitorim me kamera - Gati rregullat për sistemet inteligjente të trafikut, informim mbi situatën në kohë reale
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën se si do të zbatohen sistemet inteligjente të transportit në të gjithë......


