Ngadalësohen negociatat? - Rama: Ide e krijuar nga media “Të rinjtë shqiptarë do të trajtohen njësoj si europianët”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë lidhur me procesin e negociatave për integrimin e Shqipërisë.
Në fjalën e tij, kreu I qeverisë hodhi poshtë pretendimet e një ngadalësimi të ecurisë.
“Unë besoj që prokuroja e ka krijuar këtë idenë ngadalësimit nga pasqyrat mediatike, të cilat për fat të keq, përgjithësisht janë shumë të dyshimta për ato që thonë, shkruajnë dhe flasin. Sepse është bërë kaq e shpejtë bota dhe kaq ritmike koha e informacionit, edhe është bërë kaq frenetike dëshira për të marrë vëmendje saqë nuk ka as kohë dhe as interes për t’i verifikuar gjërat që shkruhen dhe thuhen. Por, vetëm hidhe vetëm për të marrë vëmendje, sepse edhe pasqyrat janë në garë më njëra-tjetër. Këto janë gjëra që paralizojnë shumë cilësinë e informacionit.
Ne jemi në një moment, ku për herë të parë në histori fati po i buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë. Aktualisht nuk jemi në kushtet që ka ngadalësim. Ne jemi propozuar për të hapur negociatat dhe tre herë jemi refuzuar. Na ka propozuar komisioni sepse ne kemi bërë të gjitha detyruar. Pse jemi refuzuar? Sepse një vend anëtar nuk na ndodhte. Nuk kishte asgjë me Shqipërinë, por kishte një problem të krijuar me shqiptarët…politikë”,u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri inkurajoi të rinjtë duke thënë se me anëtarësimin e Shqipërisë ata do të trajtohen njësoj si moshatarët e tyre europianë.
“Nuk keni të njëjtat kushte si të studentëve europianë dhe pavarësisht se mund të jeni shumë të zotë, nëse regjistroheni në shkollë, paguani shumë më tepër sesa studentët europianë sepse jeni të huaj. Me anëtarësimin në BE, kjo ndryshon krejtësisht. Ju jeni vendas si këtu në Tiranë, si në një auditor në Lisbonë apo Varshavë, si në një universitet në një nga qytetet e Shqipërisë apo në cilindo nga qytetet e Europës. Nuk paguani më shumë, nuk keni asnjë vështirësi më shumë për të pasur akses në shërbime dhe nuk jeni të huaj kur vjen fjala për tregun e punës dhe mund ta zgjidhni punën jo më thjesht brenda kufijve të Tiranës, Shqipërisë apo të një qyteti që mund të njihni dikë, por mund të kërkoni punë në çdo qytet të Europës. Askush nuk ju sheh dhe t’ju thotë nga je ti se këtu është BE. Kjo është një përpjekje që ka kuptim dhe impakt të drejtpërdrejtë për gjithsecilin prej jush. Nuk ëhet fjalë për një kapërcim formal, por për një ndryshim thelbësor të pozicionit dhe raporteve mes vendit e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë europianë”, tha Rama.
Ndërkaq, kryenegociatorja Majllinda Dhuka I propozoi të rinjve nënshkrimin e një kontrate sociale, në mënyrë që edhe ata të kontriubojnë në këtë process, ndërsa ministri I jashtëm Ferit Hoxha tha se të rinjtë janë përfituesit dhe duhet të jenë edhe kontribues.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit në BE, Shqipërisë po i buzëqesh fati
Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në bashkëbisedim me......
Gjermanët blejnë karburant më lirë në Poloni - Kushton 0,8 euro për litër më pak se në vendin e tyre
Drejtuesit gjermanë të automjeteve u dyndën përtej kufirit drejt Polonisë të mërkurën në kërkim të karburantit më të lirë, pasi çmimet u rritën disa cent për......
Çmimi i naftës rritet me gati 7% - Ndikuar nga fjalimi i Donald Trump
Çmimet e naftës u rritën me gati 7% të enjten, pasi Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin sulmet ndaj Iranit pa u zotuar për një......
Luhatje në tregun valutor – Dollari amerikan forcohet sërish
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes sikurse edhe ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë sipas......
Takim teknik Shqipëri–Greqi në Athinë: Përparon zbatimi i marrëveshjes për “Green Lanes”
Administrata Doganore Shqiptare dhe ajo greke zhvilluan një takim teknik në Athinë për të avancuar zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën......
“Objektivat në Iran po i afrohen fundit” - Fjalimi i Donald Trump drejtuar amerikanëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se vendi i tij do ta “përfundojë punën” në Iran së shpejti, ndërsa “objektivat strategjike kryesore po i afrohen......
Një vit nga vendosja e tarifave tregtare - Më 2 prill 2025 Donald Trump shpalli "Ditën e Çlirimit"
2 prilli shënon një vit që kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi tarifa të reja gjithëpërfshirëse, ndërsa shpalli "Ditën e Çlirimit" në Shtetet e......
Astronautët e Artemis II nisen për udhëtimin në hënë - Një mision kyç në programin kryesor të SHBA
Katër astronautë u nisën nga Florida në misionin Artemis II të NASA-s, një udhëtim 10-ditor me rreziqe të larta rreth hënës që shënon hapin më të guximshëm......


