“Nga zyrat, drejt ndërtimit jashtë Shqipërisë” - Aruçi: Të kualifikuarit, sakrifikojnë karrierën për zanatet në emigrim

Emigrimi drejt Gjermanisë vijon të mbetet një ndër tendencat më të forta të viteve të fundit për qytetarët shqiptarë.
Ndërsa shteti gjerman ka lehtësuar ndjeshëm procedurat për punonjësit e kualifikuar, gjithnjë e më shumë shqiptarë po aplikojnë edhe për vizat e punës të pakualifikuara, duke bërë kompromis me profesionin dhe karrierën e tyre.
Hygerta Aruçi- Specialiste e të drejtave të të huajve
"Habia jonë më e madhe është fakti që individët që vijnë nga Shqipëria të cilët zotërojnë një kualifikim të caktuar pavarësisht fushës dhe profesionit, synojnë dhe janë gati të bëjnë kompromis edhe me vizën e pakulifikuar. Të dyja kanë benefite dhe favorizimet e tyre absolute në aspektin e punonjësve të kualifikuar. Gjermania ka lehtësuar komplet masat, flasim tek gjuha, tek fakti i bashkimit familjar, gjë që e bën të mundur integrimin më shpejt të një familje dhe bashkimin sa më të shpejt të tyre. Ndërsa tek punësimi i të pakualifikuarëve është mundësia më e artë që bëjnë individët për të ardhur dhe të emigruar në Gjermani për të marrë një vizë pa pasur mundësi diplome, gjuhën apo eksperiencën e mëparshme, por vetëm përmes një paramiratimi, dhe vetëm koha që tashmë po flasim është diku 10 muaj pritje, e bën të mundur që një individ të emigrojë drejt Gjermanisë. Ajo që është e çuditshme për mua, ose që është trend është fakti që edhe në rastin që është një individ i kualifikuar është gati të sakrifikojë profesionin, karrierën, pavarësisht moshës edhe viteve, këto janë kompromise që bëhen me veten e tyre dhe më pas drejt zgjedhjes dhe drejt rrugëtimit, ato kualifikohen dhe marrin masat dhe kualifikimet e nevojshme."
Nga gastronomia, ndërtimi gjithashtu edhe shoferë të klasit B, janë këto disa nga profesionet të cilat shqiptarët punojnë jashtë vendit. Por si është trendi i emigrimit çift?
“Në pjesën e punësimit të kualifikuar është shumë lehtë, një individ mund të marrë partneren në një kohë shumë më të shpejtë. Ndoshta dhe lehtësia e pasjes së një rroge më të lartë për shkak të pozitës që ato zotërojnë dhe lejes së qëndrimit. Ndërsa në pozitën e punonjësve të pakualifikuar ne shikojmë një trend që individët po aplikojnë të dy paralel në vizat e punës dhe pasi vijnë në Gjermani bëjnë konvertimin e lejes së qëndrimit.”
Kredi 113.6 mln euro për reforma fiskale dhe në energji - Masat, zgjerim i bazës tatimore dhe mbështetje për energjinë rinovueshme
Një kredi prej 113.6 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbështesë fazën e dytë të programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i......
Shqiptarët, ndër të fundit në Evropë për home banking - Eurostat: Vetëm 18.5% e popullsisë e përdor internetin për transaksione nga telefoni
Pavarësisht se nga viti në vit është rritur numri i shqiptarëve që zgjedhin të kryejnë veprime bankare përmes aplikacioneve apo faqeve online të bankave, ne......
Cilat janë efektet e draftit për pastrimin e parave? - Eksperti Zoto: Masat, të domosdoshme. Jemi pjesë e sistemit global të transaksioneve
Një kuadër i plotë ligjor i hartuar nga qeveria shqiptare vendos në qendër të vëmendjes luftën ndaj pastrimit të parave në Shqipëri dhe financimit të......
Energjia e erës “kursen” buxhetin britanik - Ka ulur kostot me 104 miliardë paund që nga viti 2010
Energjia e prodhuar nga era ka ulur kostot në Mbretërinë e Bashkuar me të paktën 104 miliardë paund që nga viti 2010, ka treguar një studim. Përdoruesit e......
Treni Durrës-Rrogozhinë, sigurohet financimi - Miratohen kreditë 60 mln euro, plotësojnë grantin 60.5 mln euro të BE-së
Procedurat për sigurimin e financimit të nevojshëm për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë po shkojnë drejt......
Importi i bulmetit prek nivelin më të lartë/ Tremujori i tretë i 2025-s shënon rritjen më të madhe në dy dekada
Importi i produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit ka arritur nivelin më të lartë historik gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke konfirmuar......
54 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve - Pushteti vendor, “kampion” për ankesa në KPP
Për, 9 muaj në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 54.6 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit. Sipas të dhënave......
“Ndikimi i sanksioneve në çmimet e naftës, i kufizuar” - IEA: Kapacitetet e tepërta të prodhimit do të stabilizojnë tregun global
Sanksionet ndaj vendeve eksportuese të naftës mund të rrisin çmimet, por efekti mbetet i kufizuar për shkak të kapaciteteve të tepërta të prodhimit, ka......





