Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2026, 14:08

Nga transporti publik te ujësjellësit, 65 mln euro shtesë për bashkitë - Demo: “Rilinda 2.0”, paketë financimi për pushtetin vendor

Nga Ola Mitre

Nga transporti publik te ujësjellësit, 65 mln euro shtesë

Transporti publik, investimet në ujësjellës - kanalizime apo ndërhyrjet në sektorin bujqësor do të jenë në fokus të programit Rilindja 2.0, që do të prezantohet së shpejti.

Ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo bëri me dije prioritetet e ndërhyrjeve të qeverisë qendrore në bashkëpunim me pushtetin vendor, në mënyrë që bashkitë të ofrojnë shërbime me standarde.

“Rilindja 2.0”, një qasje e re zhvillimore me fokus në transformimin e territorit, mbështetjen e start-up-eve, qendrat shëndetësore dhe zhvillimin e zonave industriale” - tha ministri Demo.

Paralelisht, ministri solli në vëmendje se Akti Normativ për ndryshimin e buxhetit për vitin 2026 parashikon 65 mln euro shtesë për bashkitë, për investime në infrastrukturën lokale.

“Përmes Aktit Normativ u miratua një paketë financimi shtesë prej 65 milionë eurosh për bashkitë, që do të shkojë për investime në infrastrukturën lokale përmes programeve të ndryshme siç janë restaurimi i fasadave të ndryshme, rrugë rurale dhe asfaltim”, -  shtoi ministri.

Demo foli edhe për përballimin e emenrgjencave nga bashkitë, duke risjellë në vëmendje mbështetjen me mjete, përmes programit me vlerë 20 mln euro. Ai paralajmëroi gjithashtu edhe dhënien e një bonusi për zjarrfikësit, si formë për të garantuar motivimin e punonjësve.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat