Shqipëria Postuar më 13 Mars 2026, 18:50

“Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ministri Salla hapi panairin e produkteve bujqësore në Elbasan

Nga SCAN TV

“Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ministri Salla hapi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, hapi sot në Elbasan panairin e produkteve bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, një aktivitet i organizuar për herë të parë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për promovimin e produkteve vendase dhe punës së fermerëve shqiptarë, në kuadër të Ditës së Verës.

Panairi zhvillohet në sheshin “Stadiumi Elbasan Arena” dhe do të qëndrojë i hapur në datat 13 dhe 14 mars, duke bashkuar mbi 45 subjekte, fermerë, agropërpunues dhe artizanë nga zona të ndryshme të vendit, të cilët prezantojnë produktet e tyre cilësore #MadeInAlbania, duke sjellë më pranë qytetarëve shijet dhe traditën e prodhimit vendas.

“Sot kemi këtu mbi 45 subjekte që përfaqësojnë këtë panair, nga bletërritës dhe prodhues të fruta-perimeve deri te agroturizmat e qarkut të Elbasanit. Qytetarët që do të jenë pjesë e këtij aktiviteti jo vetëm do të kenë mundësinë të shijojnë produktet e ekspozuara këtu sot, por edhe t’i marrin ato në tryezat e tyre në çdo shtëpi,” u shpreh Ministri Salla.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si dhe deputetë të qarkut Elbasan, të cilët vizituan stendat e prodhuesve vendas dhe u njohën nga afër me produktet e ekspozuara.

Panairi shoqërohet me aktivitete kulturore dhe argëtuese për qytetarët, përfshirë performanca të grupeve të valleve popullore, aktivitete për fëmijë dhe vizita në stendat e prodhuesve vendas, duke krijuar një atmosferë festive në prag të Ditës së Verës. Sipas agjendës së aktivitetit, panairi zhvillohet gjatë gjithë ditës në sheshin “Stadiumi Elbasan Arena”, duke ofruar hapësira prezantimi për prodhuesit dhe aktivitete për publikun.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat