Nga riorganizimi i qarqeve, tek zgjedhjet vendore - Kryeministri Edi Rama rendit objektivat e mandatit të katërt
Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, mbajti fjalimin e fitores përpara deputetëve të zgjedhur, por edhe atyre që nuk siguruan mandatin. Në fjalën e tij, kreu i socialistëve renditi 3 objektivat e mandatit të katërt, për të cilat duhet të punohet deri në shtator.
"Përpara se ta mbyll këtë fjalë të përbashkët, dua të prek një nevojë emergjente. Një bazë nisje të posaçme që rruga drejt finishit të jetë me shpejtësinë e duhur. Për këtë na duhet një volum pune deri në shtator dhe po prek shumë përciptas disa pika që t’i pasurojmë.
Akademia Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend.
E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të 4.
Lista është hapur për propozime. Thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike. Ta bëjmë shteruese dhe jam i bindur se do mësojmë shumë.
Nën udhëheqjen e drejtuesve politikë duhet të nisim menjëherë përgatitjen e hartave të veprimit për zhvillimin e qarqeve drejt Shqipërisë 2030 si dhe duhet të nisim paralelisht punën për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Udhëheqësit politikë të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë. Edhe nuk e ekzagjeroj, projektohem 4 vite më pas, që ne të mos e kemi shpërblyer me fakte dhe rezultate këtë besim që morëm nga shqiptarët",-tha Rama.
Mendimi juaj

Energjia diellore, e ardhmja e rrjetit japonez - Kombinimi i saj me bateritë elektrike mund të përmbushë 85% të kërkesës
Një ekip kërkimor në Japoni ka zbuluar një mënyrë për të transformuar të ardhmen energjetike të vendit, duke treguar se kombinimi i paneleve diellore në çati......

“Po kërkohen vende të reja për pushime” - Mançka: Çmimet e paketave janë rritur, por kërkesa mbetet konstante
Pak kohë para fillimit të sezonit turistik veror, qytetarët shqiptarë kanë filluar të prenotojnë paketa turistike, duke preferuar të pushojnë në vende të......

Google “zgjeron” kufijtë e IA - Prezanton modalitete të reja dhe teknologji të avancuara për përdoruesit
Google i Alphabet njoftoi se do ta vendoste inteligjencën artificiale në duart e më shumë përdoruesve të internetit, ndërsa paralajmëroi një abonim prej......

Investim në turizmin natyror - FSHZH, tender për përmirësimin e infrastrukturës në Karavasta
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërhyrje infrastrukturore me synim përmirësimin e aksesit turistik dhe zhvillimin e......

Nuk ndalen transaksionet me AIPS-EURO - BSH: Arrijnë në 1.8 mld euro pagesat e realizuara përmes këtij sistemi
Sistemi AIPS-EURO ka vijuar të përdoret gjerësisht për pagesat e mëdha në euro brenda vendit edhe në katër muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave më......

Në prill, rreth 905 mijë pasagjerë në Rinas - U kryen 180 fluturime në ditë në 19 shtete të ndryshme
Mesatarisht me 180 fluturime në ditë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar afro 905(Printscreen) mijë pasagjerë gjatë muajit të kaluar. Sipas të......

Çfarë i ofron Karta Blu “trurit” të Shqipërisë? - Muça: Ka krijuar të gjithë elementët që një punonës të largohet
Jo vetëm ne sezonin turistik, por edhe gjatë vitit, Shqipëria nga viti në vit, po përballet me krizën e punonjësve. Por, ndryshe nga krizat e punonjësve të......

Shqipëria, gati për implementimin e projektit “B-Ready” - QKB, bashkëpunim me BB. Cilat janë përfitimet për bizneset në vend?
Shqipëria do të aplikojë së shpejti projektin “B-Ready”, një iniciativë që synon të përmirësojnë ndjeshëm klimën e të bërit biznes në vend. “B-Ready” është......