Nga riciklimi tek krijimi, fëmijët ndërtojnë një botë të pastër-Projekti 'Shkollat Ekologjike' shndërrimi i mbetjeve në art
Në një kohë kur mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike janë tema kyçe për të ardhmen, shkolla "Rilindja" në Vlorë ka organizuar një aktivitet të veçantë si pjesë e projektit "Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin". Ky projekt, i zbatuar nga Save the Children in Albania dhe i financuar nga Tirana Bank dhe Mane Foundation, synon të ndërgjegjësojë fëmijët për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Nxënësit e kësaj shkolle demonstruar kreativitetin dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e natyrës. Ekspozita me vizatime dhe mesazhe ndërgjegjësuese, punimet praktike me materiale të riciklueshme dhe mbjellja e fidanëve janë vetëm disa nga veprimtaritë që e bënë këtë ditë të veçantë.
"Ky projekt synon të rris ndërgjegjësimin e fëmijëve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit dhe kushtet klimatike. Kjo realizohet duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme, si psh matja e ndotjes së ajrit në ambientet brenda dhe jashtë shkollës, gjelbërimi i shkollës, ricikilimi i materialeve apo ndarja e informacionit.”
Këta fëmijë nuk janë vetëm nxënës të zakonshëm, por ambasadorë të gjelbërimit dhe ndryshimit. Me duart e tyre ata krijojnë art, mesazhe dhe vepra që sjellin ndikim të drejtpërdrejtë në shkollën dhe qytetin e tyre.
“Sot kemi vendosur të mbjellim disa lule të ndryshme që shkolla jonë të gjelbërohet sa më shumë dhe të kemi një ajër sa më të pastër.” “Sot ne po pikturojmë për ndryshimet klimatike dhe jemi shumë të lumtur që po japim kontributin tonë për këtë projekt.” “Pyjet dhe lumenjtë do të thoshin se janë shumë të lumtur për këtë aktivitet që ne po zhvillojmë për mjedisin,” – shprehen disa nga nxënësit e shkollës “Rilindja” në Vlorë.
Në fund të ditës, jo vetëm që mjedisi u bë më i pastër, por edhe vetë fëmijët e kuptuan më mirë përgjegjësinë që kanë ndaj natyrës. Projekti "Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin" është një hap drejt një Shqipërie më të gjelbër dhe më të ndërgjegjshme.
Sondazh

Hotelet e bujtinat, deklarim për nivelin e shfrytëzimit-Miratohen rregullat, të dhënat nevojiten për qëllime tatimore
Sipërmarrësit e strukturave akomoduese do të duhet të deklarojnë kapacitetin dhe nivelin e shfrytëzimit, teksa qeveria ka miratuar rregullat që duhet të......

Ndryshime në Ministrinë e Financave-Lirohet nga detyra zv.ministrja Xhemali, emërohet Erjona Beleri
Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka liruar nga detyra zëvendësministren e Financave, Adela Xhemalin, e cila e mbante këtë post që......

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë me BERZH, mbështetje financiare në kuadër të Projektit të Qëndrueshmërisë së OSHEE
Qeveria shqiptare ka nënshkruar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) një Marrëveshje Garancie, qëllimi i së cilës është garantimi i të......

Publik vs privat, sa u rritën pagat për secilin sektor? Mesatarja arrin në rreth 77 mijë lekë, shteti “udhëheq” ritmin
Sipas statistikave të pagave për tremujorin e fundit të vitit 2024, mund të themi se rroga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në vitin 2024......

Pronarët e bizneseve të vogla të cilit shtet europian punojnë më shumë?
Pronarët e bizneseve të vogla janë shtylla kurrizore e ekonomisë europiane. Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (më pak se 50 punonjës) përbëjnë 99% të totalit të......

Skemat e reja të mbështetjes në bujqësi për 2025-ën - Tarelli: Më shumë përfitues, ja kur çelen fondet IPARD
Kur priten të hapen thirrjet për aplikimet në skemën kombëtare për të përfituar subvencion, drejtori i përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë dhe Zhvillimit......

Si investohen paratë e sigurimit të jetës? - AMF publikon projektrregulloren. Në rast likuidimi, i siguruari kalon në fond tjetër
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik projektrregulloren “Për sigurimin e jetës të lidhur me pjesëmarrjen në sipërmarrjet e......

Groenlandë, Partia Demokratike triumfon në zgjedhje - Opozita pro-pavarësisë “graduale” fitoi 30% të votave
Partia Demokratike e qendrës së djathtë pro-pavarësisë së Groenlandës fitoi shumicën e votave me pothuajse 30% në zgjedhjet parlamentare, duke arritur një......