Nga pezullimi i ndërtimit në zona turistike tek njohja e lejeve të drejtimit me Italinë, dalin Vendimet e Qeverisë

Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar të plota vendimet dhe projektligjet që janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Sipas njoftimit zyrtar Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e vendimeve për:
1 - Krijimin e Institutit Kombëtar Onkologjik si strukturë shëndetësore universitare dhe kërkimore-shkencore. Instituti ka për mision integrimin e veprimtarisë klinike, akademike dhe kërkimore në fushën e onkologjisë, përmes ofrimit të shërbimeve të specializuara shëndetësore, zhvillimit të arsimit mjekësor dhe edukimit profesional, si dhe avancimit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.
2 - Miratimin, në parim, të Marrëveshjes Ndryshuese nr. 2, me shkëmbim notash, të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi, miratuar me Vendimin nr. 209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave.
3 - Pezullimin e punimeve të ndërtimit dhe të aktiviteteve të tjera të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit turistik 2026. Periudha e pezullimit për sezonin turistik 2026 fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026.
4 - Shpërblimin e personelit të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë vitit 2026.
5 - Riorganizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
6 - Propozimin e projektligjit "Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza".
7 - Për rregullat, procedurat, shpenzimet dhe kompensimin financiar për shërbimet jashtë vendit të punonjësve.
8 - Disa ndryshime në Vendimin nr. 185, datë 2.4.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 35 - 70 vjeç”, të ndryshuar.
9 - Disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 568, datë 17.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”, të ndryshuar.
Të plota vendimet e qeverisë i gjeni në linqet e mëposhtme:
Varianti alternativ, PD për reformën territoriale: Shqipëria ndahet në 6 rajone dhe 100 bashki
Pas publikimit të versionit zyrtar të Partisë Socialiste për ndarjen territorial, drafti I të cilës është dërguar në Kuvend, Partia Demokratike publikoi......
Flota kombëtare e makinave rritet me 9%/ Volkswagen dhe Mercedes kryesojnë tregun, ndërsa BYD futet mes markave më të preferuara
Numri i mjeteve rrugore në qarkullim në Shqipëri ka vijuar rritjen, duke arritur në 1,092,726 gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, sipas të dhënave të......
“Nga 61, në 46 bashki”, propozimi i PS-së për reformën Administrativo-Territoriale
Deputetët e grupit parlamentare të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, u kanë përcjellë......
Një hap i ri për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Indonezisë
Gjatë vizitës zyrtare në Xhakartë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Indonezinë për......
Miratohet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030/ Qeveria synon rritjen e investimeve dhe reformimin e sektorit
Qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, dokumentin që do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e sektorit të artit, kulturës dhe......
Paketa e Maleve, leja e parë jepet në Theth, kryeministri Rama: Përfituese është familja Hasani
Paketa e Maleve nis të materializohet në terren. Pas një procedure të gjatë miratimesh për secilën bashki, me përcaktimin e fshtrave dhe miratimin e tyre nga......
Mbi 1200 aplikime për Paketën e Maleve/ Koçiu: Janë shpallur zona zhvillimi në 52 bashki, mundësi për ekonominë rurale
Mbi 1200 aplikime janë miratuar në kuadër të Paketës së Maleve, sipas zëvendëskryeministres Albana Koçiu. Gjatë një takimi në Bashkinë e Vaut të Dejës me......
Fermerët, interes të lartë për financim/ Guri: Fondi i kërkuar 7.2 miliardë lekë, së shpejti nis disbursimi
Interesi i fermerëve për të aplikuar për financim përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi si dhe Skemës së Investimeve ka qenë i lartë. Në një......

